UPT kthehet në 'chat', shfaqje emocionuese me mesazhet e ëmbla të qytetarëve

Universiteti Politkenik i Tiranës është pushtuar nga mesazhe të shumta të qytetarëve në muret e saj. Një mënyrë unike për të kujtuar njëri-tjetrin në këto ditë pandemie dhe izolimi.

Universitetet janë shumë të heshtura në këto ditë, zërat e studentëve nuk janë dëgjuar nëpër korridore  dhe për të thyer monotoninë, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që mesazhet e tyre dhe shumë qytetarëve t'i shfaqë në muret e tij.

Kjo kohë pandemie prej COVID-19 ka sjellë që familjarë, të afërm e të dashur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe të komunikojnë vetëm online.

Mendime të pathëna, urime të përzemërta dhe përshëndetje online të shoqëruara me ngjyra të ndryshme janë shfaqur në muret e universitetit në Sheshin Nënë Tereza. Një shfaqje emocionuese që nuk duhet humbur pasi njëri nga ju mund të shikojë mesazhin e tij aty.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase