Ura e Bunës, ‘viktima’ e parë e lojës politike!

Ura e Bunës, ‘viktima’ e parë e lojës politike!

Ura e Bunës

Pasditja e së mërkurës ka pasur kryefjalë të saj Urën e Vjetër të Bunës. Përveç se prej ditësh rrjetet sociale ziejnë për gjendjen në të cilën është ky monument culture, i cili rrezikon edhe jeten e kalimtarëve, por kësaj radhe ka qënë Bashkia e Shkodrës, e cila në një postim ne rrjetet sociale dhe në komunikimin me mediat që ka njoftuar që gjatë ditës së sotme është kujdesur ajo vetë që të ndërhyjë në këtë monument kulture!

Në njoftimin për mediat thuhet se inspektorë të DRTK Shkodër kanë inspektuar nga afër punimet në këtë objekt dhe i kanë kërkuar zyrtarisht lejen e miratuar nga Institucionet kompetente për të nderhyrë në këtë monument të kategorisë së parë dhe kaq të rëndësishëm për Shkodrën. Në mungesë të një lejeje, Bashkia Shkodër e ka parë të arsyeshme që të nderhyrë për të shpëtuar shkodranët nga demtimet apo edhe aksidentet te cilat janë regjistruar gjatë javeve të fundit.

Ndërkohë pak minuta më vonë, po nëpërmjet komunikimit zyrtar me mediat dhe rrjetet sociale ka qënë institucioni përgjegjës për këtë monument, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër që ka sqaruar atë  cfarë po ndodh në të vertetë, dhe si ky objekt I trashegimise kulturore po “përdoret” politikisht!

Në njoftimin për mediat DRTK, bën me dije se pas shumë pritjesh Projekti për rikonstruksionin e Urës së Vjetër të Bunës është miratuar një ditë më parë, dhe aq më tepër në datën 11 Nëntor, në shkresë zyrtare, DRTK ka kërkuar mbështetjen e Bashkisë Shkodër për mbylljen e këtij segmenti për kalimtarët për shkak të punimeve që do të kryhen në këtë zonë, pasi sic behet me dije është miratuar projekti dhe është siguruar edhe baza materiale teknike për ndërhyrje.

Megjithatë sot u pa qartë rezultati , ku viktimë e parë në këtë përballje politike është Ura e Vjetër e Bunës, simbol i bashkimit, simbol i Shkodrës së të gjithëve, por që sot u përdor politikisht për disa vota më shumë dhe show që mesa duket vetëm sa ka filluar.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 17/11/2022 18:49

    Ura e Bunes si dhe vet qyteti i Shkodres eshte ne gjendje te mjeruar,braktisur kemb e koke nga qeveria per hakmarrje politike.Shpresoj nje dit ky vend te ket nje qeveri qe mendon per gjith dhe jo vetem ku fiton.Fatkeqsisht jemi larg ketij mentaliteti edhe pse kryeministri vesh atlete ne BE.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 19/11/2022 07:31

      Po edhe te dalesh ne proteste per te rezu qeverin me fondet e qeveris edhe kjo nuk me duket normale dhe mentalitet per tu marr per shembull qe ju shpresoni qe te ndryshoje.....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë