E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir, po tërheq gjithmonë e më shumë turistë.

Të ardhur nga gjithë kontinentet, turistë të të gjitha moshave shprehen të mahnitur nga bukuria e Urës së Mesit në Shkodër, por edhe nga mikpritja shqiptare.

 “Deri tani më ka pëlqyer shumë. Njerëzit kanë qenë shumë të sjellshëm. Gjithçka është kaq e bukur. Është vërtet fantastike”, tha turisti nga Australia.

“Më pëlqeu shumë. Të gjithë janë jashtëzakonisht miqësorë”, u shpreh turistja.

“Kjo është shtëpia ime, shtëpia ime e dytë. Kjo është zemra ime. Këtu janë sytë e mi. Besomëni, ky është vëllai im, vëllai ynë”, tha turisti.

 “Është thjesht e mrekullueshme. Është krejt ndryshe. Është hera ime e parë në Shqipëri. Mbërrita vetëm dje. Vendi më i bukur në botë dhe njerëzit më të mirë në botë”, tha një turist.

“Kam ardhur disa herë në Shqipëri. Më pëlqen shumë Taraboshi, Shiroka dhe tani kam shoqëruar disa miq për të vizituar Urën e Mesit. Po, Shqipëria është shumë e bukur”, nënvizoi një tjetër.

Monumenti i trashëgimisë kulturore, i rrethuar nga peizazhi i mrekullueshëm natyror, është shndërruar prej kohësh në një nga kartolinat më përfaqësuese të turizmit në Shkodër.

Me gjatësi 108 metër, gjerësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22

    Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?