Lezhe - Mesditën e 4 marsit (2024) Nëna Dave, 86 vjeç po kalonte urën me dërrasa mbi lumin Mat për tu kthyer në shtëpinë e saj në fshatin Shkopet të Kurbinit kur u rrëzua e humbi jetën.
Banorët kishin vite që e kishin ndërtuar urën me dërrasë e kavo, si e vetmja mënyrë për ti ardhur në ndihmë vetes pasi ishin harruar nga shteti. Dje (4 marsit 2024) nëna Dave e kishte kaluar për të shkuar tek fqinja e vet, e në mesditë teksa po kthehej duhej të kalonte sërish urën 30 metra të lartë kur humbi ekuilibrin e ra në lum.
Ura që kishte qenë në Shkopet ishte shembur në 2010 nga shkarkimet e HEC-it. Që prej asaj kohe asnje masë nuk u mor për ti dhënë zgjidhje problematikes.
Kështu vendosën ta ndërtonin vetë me kontributin e tyre. Prej vitesh çdo ditë sfidojnë frikën dhe rrezikun duke kaluar në këtë urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat pa asnjë element sigurie.
E vdekja e nëna Daves nxjerr në pah edhe më shumë rrezikun që u kanoset nga kjo urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat.
"Ka 10 vite e kusur që në 2010. E kemi bërë vetë ne. Kalojnë për punë për çdo gjë. Kemi futur 5 lekë njëri e 5 lekë tjetër" thotë një banor i fshatit që ka mbetur me gati 50 banorë.
Ura u shërben dhjetra banorëve të fshatit Shkopet, ndërsa projekti i ures është hartuar prej vitesh, por nuk është financuar. Përballë kësaj situate shumë banorë janë larguar por dhe ata që kanë mbetur do të largohen nëse autoritetet nuk ndërhyjnë.
"Ku shihet shteti këtu?! Kanë ikur a i sheh shtëpitë. Kanë ikur nga ura" tregon banori.
Në situatë të ngjashme ndodhet dhe ura e fshatin Skuraj e cila ndodhet 3 km më poshtë, duke qenë një rrezik mjaft serioz për kalimtaret. Ura mund të përdoret nga dy familje, pasi pjesa tjetër ka rrugë kalimi.
Ura e Skuraj
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35.4%
Vota total: 522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
Po per cfare ka kohe shteti,per satelite,akademi barinjsh,investime strategjike,apo debit-cards per pensionistet?
PërgjigjuShteti nuk ka kohe per ura or teeeejjjjj
PërgjigjuNgushellime familjes. Por mos beni propogande negative per qurravine Rama. Ajo pret shirita bazash ajrore e po stivos bajraktaret drona e ti thua ura me drrasa...
Përgjigju