'Ura në Mitrovicën e veriut drejt hapjes', analisti Fidan Uka: Krisje mes Kurtit dhe Osmanit? Në vijim ndarja do thellohet

Ura e Ibrit pritet të hapet së shpejti në Mitrovicën e Veriut. Analisti Fidan Uka dha më shumë detaje në ‘Sot Live në Shqipëri’ lidhur me hapjen e urës. Për Nertil Agalliun, ai shprehet se hapja e kësaj ure ishte vendosur që 10 vite më parë nga ana e Bashkimit Europian.  

'Hapja e urës ka qenë edhe vetë premtim i Bashkimit Evropian. Po ashtu është marrë edhe si zotim i Bashkimit Evropian se ura do të hapej dhe ka kaluar një kohë 10-vjeçare që nuk është mbajtur premtimi nga ana e Bashkimit Evropian. Një hapje për makinat do të ishte dhe në suazën e vendimeve të institucioneve të Kosovës, por edhe vendimeve të mëhershme të Bashkimit Evropian. Paralajmërimet e tanishme të BE-së që ura mund të hapet vetëm me dialogim, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë dhe ura të hapet dhe Mitrovica të bashkohet. Vetëm në Kosovë, në zemër të Evropës ndodh një gjë e tillë, që komuniteti ndërkombëtar bën thirrje me u hap një urë për me u mundësuar qytetarëve lëvizja e lirë', tha Uka.

Lidhur me çështjen e dinarit, Uka shton se Banka Qendrore e Kosovës ka zbatuar rregulloren.

'Sa i përket dinarit, edhe këtu është një vendin legal i qeverisë së Kosovës. Është në fuqi ende një rregullore e UMNIK-ut, e cila e vendos euron si monedhë zyrtare në Kosovë, një gjë e tillë e thotë edhe Kushtetuta e cila njeh vetëm një valutë zyrtare, euron. Tanimë edhe rregullorja e BQK po zbaton rregulloren', shton ai.

Ndërkohë, në Kosovë po flitet shumë për një çarje të koalicionit mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, që sipas Ukës në vijim edhe në prag të zgjedhjeve do të thellohet edhe më shumë.

'Është dalë në pah një pakënaqësi mes presidentes, kryeministri dhe zotit Konjufca. Siç duket raportet nuk kanë qenë aq të mira, ftohja e raporteve ka ardhur si rezultat i mosdëgjimi i aleatit tonë strategjik nga ana e kryeministrit. Një kryeneçësi e kryeministrit ndaj kërkesave të Amerikës. Dhe SHBA-të quajtën zonjën Osmani garantuese të raporteve mes Kosovës dhe Amerikës dhe mendoj se kjo xhelozi e kryeministrit duke e ndarë nga institucionet e tjera presidenten ka çuar me i marrë disa veprimeve. Veprimi i fundit ishte çuarja e një letre Këshillit të Europës duke e mënjanuar presidenten e vendit për mos e shkruar emrin e saj.

E ardhmja besoj se do jetë me deklarata kundërshtuese mes presidentes dhe kryeministrit dhe për rrjedhojë jemi dhe në fushatë zgjedhore. Dhe mendoj se çdo ditë e më shumë do dëgjojmë deklarata që do ndajnë presidenten dhe kryeministrin', vijoi më tej analisti.

Sakaq, ai shton se Kurti ka gabuar me shumë nga veprimet e tij politike, sa në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

'Është paksa e çuditshëm në veprime kryeministri Kurti. Që në 2005 ka qenë në protestë, mohoi flamurin e Kosovës, e po ashtu se nuk do formoj asosacionin e komunave dhe nuk do bisedoj me Serbinë. E tani që qytetarëve i besuan me shumicë votash ka ndërrua komplet. Të gjitha që ka kritikuar po i ndërron. Zoti Kurti ka bërë edhe veprimi që janë kritikuar duke hapur degë të Vetëvendosjes në Shqipëri megjithatë dështoi. Edhe prania në Maqedoninë e veriut dhe Preshevë ka qenë e gabuar', theksoi Uka.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar