Në katër pjesë të një puzzle që nuk ngjitet është ndarë ura në Skuraj, duke bërë të pamundur kalimin e saj.

Ura është ndërtuar vetëm 4 vite më parë, ndërsa sot është ndarë në 4 pjesë dhe po vë në rrezik jetën e banorëve të zonës.

“Foto sa 1000 fjalë” është kjo që na vjen nga ura e shkatërruar e cila ndodhet në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, ku pjesët e ndara të saj që mezi qëndrojnë të kapura me njëra-tjetrën, me shpresën se mund të ribashkohen.

Banorët e fshatit Skuraj si edhe nxënës që e përdorin për të shkuar në shkollë rrezikojnë çdo ditë jetën, për të kaluar në anën tjetër të lumit.

Jashtë kamerës banorë treguar se ura ka më shumë se 1 vit që është katandisur në këtë gjendje dhe se pavarësisht përpjekjeve të tyre dhe kërkesave pranë pushtetit vendor, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.