Ura që të çon në plazhin e Darzezës
makth për fierakët, pa sinjalistikë 

FIER-Ura që të çon në plazhin e Darzezës është kthyer në makth për qytetarët e Fierit. Ajo tashmë e ka marrë emrin edhe si ura e vdekjes pasi në të kanë ndodhur me dhjetëra aksidente.
 
Rasti më i fundit është edhe ai ndodhur një muaj më parë ku humbën jetën 2 qytetarë, për të cilët është vendosur edhe kjo tufë me lule.
 
Ura e gjatë 12 metër nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese dhe as parmak të cilët mbrojnë shoferët të cilët ecin në këtë urë.
 
Dikur në këtë urë ka pasur disa parmakë të cilët ishin tërësisht jashtë standartit, por me kalimin e kohës ata u dëmtuan dhe nuk janë zëvendësuar.
 
Banorët shprehen se shpesh kanë qenë deshmitarë të aksidenteve, madje kanë qenë po ata të cilët i kanë shpëtuar njerëzit që kanë përfunduar në kanal.

‘’Rrugë e rrezikshme është por çfarë të bëjmë?Po i japim taksa shtetit.
 
Para një muaji ka pasur një aksident ku vdiqën dy persona.
 
Pa pamark edhe shumë e ngushtë dhe ka shumë kthesa. Pa pamarkë ka 3 vjet. Aksidente ndodhin shumë sidomos në stinën e verës’’,-
u shprehën të shqetësuar shoferët. 

Në lidhje me këtë problem në njësinë administrative Dermenas thonë se kanë bërë një kërkesë në bashkinë e Fierit dhe sipas tyre është planifikuar që brenda muajit prill do të fillojë sistemimi dhe vendosja e të gjithë sinjalistikës së nevojshme.

‘’Këtë shqetësim e kemi ngritur në Bashki, ku bashkia ka marrë masat për të investuar në këtë rrugë, brenda muajit prill’’,-është shprehur Dilvaer Shyti,, kryetar i njësisë Dermenas. 
 
Shpesh janë dhënë premtime për sistemimin e kësaj ure, por deri tani kanë kaluar vetëm në kuadër premtimesh dhë asgjë në realitet.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen