Ura Vajgurore, banorët-Ramës: 
O Flori! Të dhëntë zoti ymër/VD

Ura Vajgurore, banorët-Ramës: <br />O Flori! Të dhëntë zoti ymër/VD<br /><br>
URA VAJGURORE - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel situatën në Urën Vajgurore të qarkut të Beratit.

Gjatë takimit me banorë të zonës, ata e kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit. "Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, shkruan kryeministri Rama teksa përcjell pamje nga takimi. 

Pasi ka takuar disa prej banorëve të zonës, këta të fundit i kanë shprehur mirënjohjen qeverisë qendrore dhe asaj lokale. Një nga banorët i ka puthur dorën kryeministrit Rama. “O Flori! Të dhëntë zoti ymër! Faleminderit nga zemra!”, dëgjohen banorët t'i thonë kryeministrit. Në këtë momente, banorët janë përqafuar me kryetaren e bashkisë, Juliana Memaj, e cila nuk i mbajtur dot emocionet dhe është përlotur. "Faleminderit nga ju dhe kryetarja që na ndejti tërë natën”, është shprehur njëra nga gratë e pranishme. 

Pas Urës Vajgurore, kryeministri Rama ka shkuar për inspektim në qytetin e Berat ku është pritur nga Kryebashkiaku i LSI-së Petrit Sina, i cili u shpreh se nga investimet e bëra nga qeveria dhe nga pushteti vendor këtë vit nuk pati dëme si në vitet më parë. Rama shoqërohej nga ministri i Mjedisit Klosi, i cili u shpreh se në datë 16 do të filloj pastrimi i qytetit dhe do të mbillet një sasi e konsiderueshme pemësh në të dyja krahët e lumit, të cilat kanë qenë ekzistuese por janë prerë.

Sipas kryetarit të bashkisë, një pjesë të qytetit uji arriti deri në 50 cm lartësi, por falë investimeve të bëra, nuk pati rrezikshmëri si në vitin 2015. 

Bashkia e Beratit, ndihma për të përmbyturit
Bashkia e Beratit shpërndan ndihmat e para per te permbyturit. 20 familje rome marrin ndihma ne ushqime dhe veshmbathje. Bashkia ne bashkepinim me Degen e Kryqit te Kuq ka shperndare nga nje set me ushime, krevata, batanije dhe vesmbathje per banoret e Komunitetit rom, banesat e te cileve u perfshine nga vershimi i lumit Osum.

Kryetari i bashkisë siguroi se kjo është vetëm ndihma e parë që jepet për këto familje, ndërkohë që për të përballuar situatat do te kete ndihma te tjera gjate javes. Petrit Sinaj, tha se do te nis puna per kanalizimet e ujrave te larta ne lagjen e romeve dhe rruga qe eshte ne gjendje te rende. Kreu i bashkise tha se neser perfundon pastrimi i gjithe rrugeve te qytetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato