Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror, Klosi: Qytet që do të transformohet, do ta çojmë aty ku ka vendin

Urës Vajgurore i rikthehet përfundimisht emri historik Dimal. Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetë të zonës.

"Ndryshimi i emërtimit te bashkisë është një prej sfidave, një prej elementeve kryesor të planit strategjik të zhvillimit do të vazhdojmë me sfidat e reja si me sfidën e rijetëzimit të saj të Dimalit dhe pranimin e produktit sezonal. Për të gjithë ata bashkëqytetarë që janë mërzitur pak për dy muralet e mrekullueshme të qytetit sepse projekti i ri i jetëzimit të fasadave të qytetit do t'i zhduk ato për pak muaj, ne do ti rikthejmë ato përsëri me artin e dashurisë, i cili do të punojë dhe instalacionin e ri të qytetit " I love Dimal". Ta gëzojmë emrin e ri", tha Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj.

Ministri Klosi u shpreh se ky qytet do të transformohet, për të ofruar më shumë vende pune dhe mirëqenie.

“Është një festë shumë e bukur e organizuar sot. Edhe me daljen nga pandemia edhe me shtimin e imazhit të Dimalit. Shumë mirë që jeni kaq shumë. Do vazhdojmë festat, do bëjmë aktivitete. Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndërtojnë jetën e tyre. Shumë faleminderit Juli për këtë që ke bërë për këtë qytet, një qytet që është transformuar krejt por që ka shumë nevojë të hapen me shume vende pune të sigurojë më shumë mirëqenie. Natyrisht të jetë një qytet më i fortë. Prandaj ju premtojmë që Dimalin do të duhet që të gjithë së bashku ta promovojmë ta forcojmë dhe ta cojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Minisitri Klosi.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur