Ura Vajgurore, Rama: Partitë e
vogla shantazhojnë për pushtet

Ura Vajgurore, Rama: Partitë e<br />vogla shantazhojnë për pushtet
Nga Ura Vajgurore, në Qarkun e Beratit, ku çeli fushatën elektorale të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, kërkoi sërish votën e qytetarëve për të qeverisur i vetëm pas 25 qershorit. 

Rama sulmoi partitë e vogla kur u shpreh se shantazhojnë për pushtet, ndërsa nuk japin asnjëherë llogari për atë që marrin. 

"Po nuk u hoq parcelizimi, po nuk u hoqën gardhet e partive, po nuk u hoqën të drejtat e partive abuzive për të vendosur kush do bëjë çfarë në shtet e kemi shumë të vështirë të bëjmë gjënë që u duhet njerëzve. E kemi shumë të vështirë të marrim më të mirët, sepse vjen dikush i diplomuar, me pasion, me integritet, me eksperiencë dhe i thuhet jo se në atë detyrë, atë sektor e drejton dikush tjetër.

Është rezultati më shkatërrimtar i koalicioneve. Të gjitha partitë kanë hedhur këtë valle. Kjo do të marrë fund. Ne kemi parë vetë se si Policinë e Shtetit e kemi larguar nga partitë.

Kësaj i jepet fund me votë duke e bërë Partinë Socialiste që të jetë e pashantazhueshme, e cila duhet të ketë timonin vetëm.

Partitë e vogla marrin nga pushteti çfarë dëshirojnë por përgjegjësi as nuk u kërkohet dhe as nuk marrin. Përkundrazi i lejojnë vetes që të bëjnë edhe kritizerin, oponentin, kundërshtarin në momente të caktuara me mesazhe të kamufluara, gjysmë shantazh e gjysmë kritikë “konstruktive” sepse nuk kanë përgjegjësi.

Përgjegjësinë e ka ai që është më i madhi dhe fituesi i zgjedhjeve, forca e parë"
, u shpreh Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja