Të paktën dy persona kanë vdekur për shkak të pemëve që u rrëzuan nga uragani Iasais në Alabama dhe Florida të Shteteve të Bashkuara.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes ndërsa në Alabama paralajmërohet se do të ketë tornado.
Më shumë se 850,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, Georgia dhe Florida, shtete në të cilat u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme .
Përveç Isaias, stuhia tropikale Rachel do të përfshijë Kaliforninë jugore, ndërsa uragani Simon do të godasë bregdetin e Paqësorit të Meksikës të dielën.










Komente
Komento