'Uragani' kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, priten 30 mijë shqiptarë kundër Spanjës

'Uragani' kuqezi zhvendoset në Dusseldorf, priten 30 mijë shqiptarë kundër Spanjës

Tifozët e Kombëtares

Kombëtarja ndodhet në Dortmund ku po përgatit duelin kundër Spanjës, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.

Kuqezinjve u duhen tri pikë, paçka se në tëtë duelet kundër Spanjës kemi po kaq humbje në fushë. Për këtë duel trajneri de la Fuente ka ideuar një rotacion te "Furia e Kuqe", kjo pasi Spanja është e kualifikuar si e para e Grupit B pas dy fitoreve.

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do "pikturohet" kuqezi.

Renditja e Grupit B

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

‘Qeveria nuk mund të fshihet pas skandalit tek Onkologjiku’, Karabina: Ministrja të japë dorëheqjen! SPAK të hetojë abuzimet

‘Qeveria nuk mund të fshihet pas skandalit tek Onkologjiku’, Karabina: Ministrja të japë dorëheqjen! SPAK të hetojë abuzimet