Tradita dhe identiteti kulturor i Devollit janë sjellë në vëmendje përmes një aktiviteti të organizuar nga Bashkia Devoll në Ditën e Trashëgimisë Kombëtare.
Në një hapësirë të vetme janë prezantuar veshje popullore, punime artizanale, gatime tradicionale, këngë dhe valle, duke përcjellë për publikun elementë të kulturës devollite të trashëguar ndër breza.
Drejtoresha e Kulturës, Trashëgimisë dhe Turizmit në Bashkinë Devoll, Elona Uzhuri, tha se përmes këtij aktiviteti brezi i ri është përfshirë në ruajtjen dhe promovimin e zakoneve të trashëguara nga të vjetrit e tyre.
“Pjesë e aktivitetit kanë qenë edhe nxënësit e shkollave të zonës, të cilët kanë sjellë punime me grep e shtiza, objekte të vjetra dhe elementë të tjerë të traditës së fshatrave të Devollit. Përmes tyre, brezi i ri është përfshirë në ruajtjen dhe promovimin e zanateve dhe zakoneve të trashëguara nga gjyshet dhe nënat." - u shpreh Uzhuri.
Krahas valleve dhe veshjeve tradicionale, aktiviteti ka sjellë edhe brezin e ri më pranë trashëgimisë. Nxënësit kanë prezantuar punime të trashëguara nga gjyshet dhe nënat e tyre, duke treguar përpjekjet për të mos humbur zanatet dhe traditat e vjetra.
“Një tjetër element i rëndësishëm ka qenë kulinaria tradicionale. Gatimet karakteristike të zonës janë prezantuar si pjesë e trashëgimisë kulturore të Devollit, ndërsa disa prej grave që vijojnë të ruajnë recetat dhe mënyrat tradicionale të përgatitjes janë vlerësuar për kontributin e tyre.”- thotë Evi Taso, nxënëse e shkollës "Jorgo Plaku", Hoçisht.
Sipas pjesëmarrësve në aktivitet një risi ka qenë rikthimi i Sazeve të Vjetra Devollite, që sjell në skenë instrumentistë të vjetër të kësaj treve.
Risi e këtij viti ka qenë rikthimi i Sazeve të Vjetra Devollite, duke sjellë në aktivitet tingujt e muzikës tradicionale dhe duke rikthyer në skenë instrumentistë të vjetër të kësaj treve.
Në qendër të festës ka qenë edhe vallja devolliçe, një nga elementët më të njohur të identitetit kulturor të zonës. Përmes lëvizjeve, ritmit dhe interpretimit, vallja përcjell histori, mënyrën e jetesës dhe karakterin e banorëve të Devollit.
Një vend të veçantë në aktivitet ka zënë vallja devolliçe, e konsideruar një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kulturor të kësaj treve. Për koreografin Nikolla Ceka, kjo valle nuk është thjesht një performancë folklorike, por një dëshmi e mënyrës së jetesës dhe karakterit të banorëve të Devollit.
“Aktiviteti ka shërbyer gjithashtu si një moment vlerësimi për personalitete që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme. Me certifikata mirënjohjeje janë nderuar Kostandina Mano, me motivacionin “Mjeshtre e traditës dhe shijes autentike”, valltari dhe koreografi i njohur Ali Kondi, i vlerësuar pas vdekjes, si edhe Edmond Canes dhe Myfide Lame, për kontributet e tyre përkatëse.”- përfundoi Ceka.
Në përfundim çmimin e ka marrë marrë vajza e Ali Kondit, Mimoza Hoxha Kondi, e cilësoi vlerësimin një nderim për kontributin e të atit në ruajtjen dhe përcjelljen e valles devolliçe.
“Përtej festës dhe promovimit të vlerave lokale, aktiviteti ka sjellë në fokus rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe transmetimit të saj te brezat e rinj, në mënyrë që traditat, zanatet, muzika, vallet dhe shijet autentike të Devollit të vijojnë të mbeten pjesë e identitetit të kësaj treve.”- përfundoi Hoxha.










Komente
Komento