MIAMI, SHBA - Sandy ka arritur përsëri nivelin e uraganit: pasi u ul në gradën e një stuhie tropikale, National Hurricane Center e ringjiti në kategorinë e 1 të uraganëve, me erëra që shkojnë deri në 75 milje në orë.
Ajo që tremb më shumë është se Sandy mund të bashkohet rrugës me dy stuhi të tjera që lëvizin përgjatë brigjeve lindore të SHBA-së dhe kjo mund të krijojë jo pak probleme, duke filluar nga shkëputjet e energjisë elektrike për miliona njerëz e deri në bllokimin e fluturimeve të linjës për disa ditë.
Garda Kombëtare e Aeronautikës ka vënë në alarm 45 mijë persona nga stafi i saj në shtatë shtete të ndryshme, në rast se do të nevojitet ndërhyrja e tyre. “Për shkak të përmasave dhe lëvizjes së ngadaltë, do të jetë një ngjarje që do të zgjasë, me një impakt prej dy ose tre ditësh për shumë persona”, pohon James Franklin i National Hurricane Center, i cituar nga shtypi amerikan.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com