LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima

Uragani Milton ka mbërritur në Florida. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Florida, me lagje të tëra në errësirë.

Vdekjet janë konfirmuar në kontenë St Lucie në bregun lindor të shtetit ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.

Miliona njerëz u larguan nga shteti gjatë të mërkurës pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi.

Uragani Milton, "stuhia e shekullit", mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, nga maksimumi 5. U urdhërua evakuimi në shtetin Sunshine, njerëzit u grumbulluan në strehimore.

Lajm ne perditesim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:33
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara

 

Pasi uragani Milton goditi Floridën në SHBA, rrugët shihen nën ujë dhe shtëpitë të shkatërruara.

Në videot e publikuara nga CNN shihen rrugë të përmbytura plotësisht, me nivele uji pothuajse deri në tabelat e rrugëve.

E gjithë kjo është një valë stuhie që erdhi nga Gjiri i Meksikës, sipas meteorologut, Chad Myers.

“Erërat nga uragani e kanë shtyrë detin deri në vijën bregdetare, tha ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren

E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren