Cikloni në Greqi/ 1 viktimë dhe disa të zhdukur! Dëme të mëdha në disa zona

GREQI- Një grua ka humbur jetën teksa disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë.

Stuhia sub-tropikale e quajtur “Ianos"  ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth, teksa situata vijon të mbetet ende kritike.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa janë kryer më shumë se 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.

Ndërkohë që pjesa më e madhe, janë evakuuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.

Fenomene të tilla natyrore janë shumë të rralla, që nuk ishin parë në Greqi që prej vitit 1995. 

Zonat më të prekura nga ciklonit janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.


Lajmi kryesor:

Cikloni gjunjëzon Greqinë/ 2 viktima, njëri fermer shqiptar...përmbytje dhe dëme materiale (FOTO+VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare