Urat metalike rrezikojnë jetën e banorëve në Levan, banorët për Report Tv: Duhet ribërë urgjentisht

Të amortizuara, prej më shumë se 15 vitesh këto ura metalike rrezikojnë jetën e banorëve në Levan të Fierit. Me llamarinat e dyshemesë të çara, urat e vjetruara ofrojnë një pamje të frikshme sidomos për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë.

Disa banorë dhe nxënës që vinë nga shkolla flasin në mikrofonin e Report Tv.

“Ura paraqet shumë rrezikshmëri. Ura është bërë para 15 vitesh dhe është bërë shumë e rrezikshme pasi kalojnë nxënësit e shkollës, në rrugë nuk kalojnë dot se kalojnë makinat çdo minutë. Kjo duhet bërë urgjentisht”.

 “Tani kam ardhur dhe shikoj që kjo  urë është shumë e keqe. Para dy ditësh rashë vetë dhe deshe theva qafën, kjo rrugë krijon shumë probleme nëse nuk rregullohet kjo  do të krijoje probleme dhe te njerëzit e moshuar.

 “Shikoje si është po ra fëmija këtu u rrëzua poshtë në kanal. Pardje një nxënës shkolle ra këtu  dhe çau këmbën. Në rrugë nuk kalon dot se të vret makina. Kalojnë fëmijët shkojnë në shkollë"

Report Tv u interesua pranë Bashkisë së Fierit, ku mësoi se do të nisë puna për riparimin e urave të dëmtuara nga përmbytjet e viteve të shkuara. Administratori i Njësisë Administrative Levan Ahmet Bahaj tha se punëtorët e mirëmbajtjes do të përfundojnë punën brenda javës.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë