TIRANË- Heqje të përgjegjësisë nga vetja e ka quajtur Bashkia e Tiranës vendimin e Ministrisë së Transporteve që për çmimin e biletës së trasnportit urban të vendosin autoritetet e pushtetit vendor.
“Pas një heshtje dy mujore, qeveria propozon si "zgjidhje" heqjen e përgjegjësisë nga vetja”, kështu ka reaguar Bashkia e Tiranës nëpërmjet nëkruetarit, Eno Bozdo.
Sipas nënkryetarit Bozdo, zgjidhja e problemit të transporit urban nuk është rritja e çmimit të biletës por elemimini i TVSH-së për shërbimin e transportit urban dhe heqja e akcizës së naftës për urbanet.
"Zgjidhja është ajo që i kemi propozuar që në dhjetor qeverisë: ulja apo eleminimi i TVSH-së për shërbimin e transportit publik dhe eleminimi i akcizës së naftës për transportin urban qytetas”, thuhet në deklaratën e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo.
Bashkia e Tiranës edhe njëherë ripërsërit qendrimin e saj kundër rritjes së çmimit të biletës për qytetarët që lëvizin me transportin urban.
“Qëndrimi i Bashkisë së Tiranës është i qartë dhe i prerë, kundër rritjes së çmimit të biletës. Nuk është zgjidhje rëndimi i xhepave të qytetarëve në këto kohë të vështira me çmimin e rritur të transportit urban”, u shpreh Bozdo në një deklaratë dërguar mediave.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com