Partia Demokratik i është drejtuar qytetarëve me një mesazh rerzistence në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së urbanit në 40 lekë. Përmes këshilltares reila Bozdo PD theskon se kjo është një gjobë korruptive e cila u vu në zbatim nga Veliaj pasi dhe në kohën e Bashës u bë e njejta kërkesë por kryetari i atëhershëm mendoi për qytetarët.
"Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij. Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha. Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve."-u shpreh Bozdo
Ndërkohë edhe kreu i këshilltarëve demokrat në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se kjo është një tjetër aferë korruptive e kryebashkiakut Veliaj
"Nga dita e nesërme, 1 shkurt 2106, qytetarët e Tiranës do të shijojnë "dhuratën" që Erion Veliaj u bëri në mungesë të plotë transparence, një aferë e pastër korruptive, në mungesë të plotë të zbatimit të ligjit, e për më tepër duke i mashtruar publikisht: atë të një bilete dhe aboneje 33% më të shtrenjtë, në natën e fundit të vitit që lamë pas. Dhe kjo është vetëm një nga "dhuratat", pasi taksat e tjera të shtuara arbitrarisht do t' i zhvatin edhe më tepër. Të gjithë këta elementë tashmë janë praktike normale e punës së tij. Në vetëm pak muaj pune, Veliaj zbuloi "talentet" e tij, te cilat pasurojnë atë e miqtë e tij, duke futur duart thelle në xhepin e qytetareve dhe prekin ndjeshëm ekonominë e familjeve te tyre. Në vetëm pak muaj ai ja doli të provonte se është kryemashtruesi, kryefalsifikatori dhe keryezhvatsi i qytetareve! Por nuk kemi parë gjë akoma! Një gjë është e qartë në kaq pak muaj"-shkruan Olli në rrjetin e tij social Facebook
Ja deklarata e këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo
Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.
Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha.
Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.
Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO