TIRANË- Të ftuar në studion e emisionit “Urbanika”, sociologia Entela Binjaku dhe avokati Ylli Kameri, shpjegojnë ankthin shoqëror për aktet e pedofilisë dhe masën ekstreme të izolimit të fëmijëve.
“Por jo cdo gjë duhet tu lihet në kujdes qytetarëve”,- shpjegon ajo, -“por vetë shteti të tregojë kujdes për qytetarët e tij. Kemi qindra ekspertë të shkencave sociale, që janë papunë dhe rrugëve, të cilëve nuk iu është gjendur asnjëherë vendi i duhur pranë shoqërisë. Brezi I parë I këtyre ekspertëve, që nga 1993-i, ëhstë formuar, por ata kanë mbetur si mjeshtra pa instrument. Kjo ndodh në një shoqëri ku ka shumë shumë nevojë për punën e tyre.
Këto dukuri kanë specifikën e tabusë brenda në kushtet e Shqipërisë dhe janë shumë të vështira për t’u trajtuar. Por, unë sugjeroj ndërtimin e disa celulave pranë komunitetit, me qëllim që t’u gjenden pranë banorëve për t’u dhënë ndihmë, këshilla, etj. Sa e sa familje kemi ne që skanë as këtë formim, as akses, as informacion. Sa familje kanë që e kanë këtë histori, që e vuajnë dhe e fshehin? Qytetarët janë traumatizuar sërish, pas këtyre ngjarjeje. Por, paranoja shumëfishohet me histori të tilla që i kemi në shoqëri”.
“Po me fëmijët e rrugës, çfarë ndodh?” – lind pyetja nw studio.-“Imazhi i tyre na trondit dhe kur nuk kemi ç’të bëjmë, ne përpiqemi t’i fshehim nga sytë tanë”.
Sociologia Binjaku tha se” këta të vegjël nesër do të jenë të rritur me një fëmijëri të përçudnuar. Jo vetëm fëmijët e rrugës, por edhe ata që detyrohen të shesin rrugëve deri në orët e vona, për të mbajtur fëmijët, janë kategori vulnerabël. Ne kemi ende një problem të madh si shoqëri, që nuk kemi pasur mundësi të zgjidhim problemet e mëdha të jetës; jemi marrë vetëm me problemet e së përditshmes dhe kur shfaqen të tilla raste, atëherë kujtohemi për to. As politika nuk ka shfaqur vëmendje ndaj këtyre rasteve”.
Avokati Ylli Kameri nga ana e tij theksoi “rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të rregullta të komunitetit me institucione që kanë etikë të lartë, si me avokatët, mësuesit, psikologët, sociologët e sidomos, me ndërmjetësit. Këta të fundit që kanë një profesion fare pak të njohur në Shqipëri, mund të luajnë një rol të madh në zbutjen dhe zvogëlimin e konflikteve me sa më pak pasoja”.
“Duhet të mësohemi si shoqëri që nuk duhet të gënjejmë apo të fshehim asnjë rrethanë”, - tha Kameri,- “pavarësisht se sot, ata që janë korrekt me të vërtetën, nuk kanë stimulin e shoqërisë. Sot kultura e mediokritetit i sulmon ata që thonë të vërtetën e si rrjedhim, ata vuajnë pasoja shumë të rënda. Pikërisht këta persona duhet të stimulohen”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të ndalet pedofilia dhe pasojat e saj">