Urdhër-arrestet për 3 policët
Kryemadhi: Rama ka frikë

Urdhër-arrestet për 3 policët<br />Kryemadhi: Rama ka frikë<br>
LSI akuzon kryeministrin Rama se në bashkëpunim me Saimir Tahirin po mbron tre funksionarët e lartë të policisë që të mos arrestohen.

Në një konferencë për shtyp, Monika Kryemadhi tha se Rama e Tahiri i mbrojnë tre policët e kërkuar sepse kanë frikë se mos flasin  dëshmojnë kundër tyre.

“Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Deklarata e Monika Kryemadhit

Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe të një pjese të medias se Narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij. Përkundrazi me fshehjen që po u bën 3 të akuzuarëve të drejtësisë po vërteton përpara shqiptarëve se vijon të jetë pjesë e banditizmit të Habiljave apo të bandave të tjera që kanë në pronësi drogën në Shqipëri.

Ky veprim i sotëm është në vazhdim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon edhe njëherë, se sot e kësaj dite nuk janë ndaluar nga policia 2 vëllezërit Habilaj, të cilët janë në kërkim. Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjesht se kanë frikë, se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore për kanabizimin dhe banditizmin e qeverisjes në Shqipëri.

Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar për trafik, por edhe më shumë se sa vetë Haki Çako apo drejtues të tjerë të policisë që janë njësoj të implikuar në trafikimin dhe bashkëpunimin me bandat kriminale, me të njëjtat banda që garantuan fitoren me votat e blera, me paratë e krimit, të njëjtat banda që i japin sot garancinë Edi Ramës se do të vijojë të drejtojë Shqipërinë. Ndaj sot më shumë se kurrë Fronti ynë Opozitar kundë krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë më votat e drogës duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim njëherë e mirë nga pushteti këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë.

Sot Edi Rama dhe oborri i tij heshtin për skandalin e radhës, hesht ish-ministri dhe Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre nuk do ti shpëtojë dot as nga fajësia dhe përgjegjësia që kanë për katastrofën ku po çojnë Shqipërinë. Sot dua të përshëndes deklaratën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë në këtë situatë për të cilën ndodhet Shqipëria.

LSI ka të njëjtin qëndrim të palëkundur se korrupsioni dhe kriminaliteti ngelen pengesat më të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo deklaratë e cila flet me emra të përveçëm dhe vendos gishtin mbi plagë është e kundërta e gjuhës së rrumbullakosur që kemi dëgjuar rëndom për këtë situatë kritike ku krimi dhe droga janë ulur këmbëkryq në qeverisjen e Rilindjes.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova