Urdhëri i Didit, Berisha: Konsolidim
i pushtetit policor të Edi Ramës

Urdhëri i Didit, Berisha: Konsolidim<br />i pushtetit policor të Edi Ramës
TIRANE - Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar urdhërin e lëshuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, për të verifikuar të gjitha kërkesat e Prokurorisë dhe masat e dhënë ndaj gjykatave, duke e cilësuar këtë urdhër si shndërrimin e vendit, në shtet policor.

Sipas Berishës, kjo është një përpjekje e kryeministri Rama për të vënë në dorë sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij në këtë mënyrë, inspektorët e policisë marrin funksionet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për Berishën, e gjitha kjo ka si qëllim të vetëm konsolidimin e shtetit policor dhe pushtetit personal të Edi Ramës.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Sali Berishës:

Ne shtetin policor, Policia mbi te gjitha! Vendoset kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorise. Te dashur miq, ne kuadrin e shtetit policor, bazuar ne parimin "Policia mbi te gjitha", sot u vendos zyrtarisht kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorise. Edvin Kristaq Rama, pasi deklaroi publikisht me date 30 shtator ne Konferencen Kombetare per Drejtesine se ai do bej gjithçka per t'iu nxire jeten gjykatesve dhe prokurorve, dhe i quajti ata perdhunues dhe vrases, vendosi sot zyrtarisht kontrollin dhe terrorin policor mbi vete ata dhe vendimet e tyre.  Ne kontekstin e nxirjes se jetes Rama i kerkoi zedhenesit te tij per rendin, Tahirit, te firmosi urdhrin e pregatitur ne zyrat e Rames, sipas te cilit inspektoret e Policise marrin funksionet e inspektorve te KLD dhe tani e tutje ngarkohen te krijojne regjistrin e vendimeve te gjykatave dhe prokurorise per t'i vendosur ata nen trysni dhe terror policor. Kjo deshmon dhe nje here se anti-reforma ne drejtesi e Rames ka si qellim kryesor konsolidimin e shtetit policor dhe dhe pushtetit te tij personal!! 

berisha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit