Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se punonjës të Policisë u kanë dalë para protestuesve dhe nuk po i lejojnë që të vijojnë marshimin.

Bardhi tha gjithashtu se urdhërat punonjësit e Policisë i marrin nga Suel Çela dhe Ergys Agasi, të cilët sipas kreut të Grupit të PD-së, fshihen pas drejtorit të Policisë, Ilir Prodës.

“Urdhërat punonjësve të policisë u’a jep Suel Çela dhe Ergys Agasi. Po provohet në një protestë paqësore, Policia ka dalë në rrugë dhe nuk lejon protestuesit, deputetët e Kuvendit të vazhdojnë marshim protestën. Është e paprecedentë, tërësisht në shkelje të ligjit. Asnjë drejtues nuk vjen të komunikojë me deputetët, sepse urdhri nuk është ligjor. Suel Çela dhe Agasi janë në fytyrën e Ilir Prodës dhe i japin urdhëra Policisë”, tha mes të tjerash Bardhi.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestë marshim/ Nga Kryeministria, Berisha dhe militantët te Policia e Shtetit dhe e Tiranës! Breshëri molotovësh te Vila e Enver Hoxhës, brenda kishte të huaj