Policia kufitare nuk lejon udhëtimin e fëmijëve jashtë vendit, nëse ata nuk janë të shoqëruar me prindërit ose me të afërm që janë pjesë e brezit të parë të familjes.
Vetëm në Rinas nuk janë lejuar të udhëtojnë ditët e fundit 16 fëmijë. Ky urdhër vjen për të parandaluar braktisjen e fëmijëve në vendet e BE dhe për të mos lejuar kërkimin e azilit në këto vende.
Brenda 10 ditëve të fundit, 16 fëmijë nuk janë lejuar në Rinas të udhëtojnë jashtë shtetit me të afërmit e tyre. Një urdhër i Policisë së Shtetit, ndalon udhëtimin me të afërmit jashtë Shqipërisë për të gjithë fëmijët e mitur.
Urdhri thotë se pavarësisht se mund të kenë një prokurë nga prindërit dhe një biletë vajtje-ardhje, fëmijët poshtë 18 vjeç, nuk mund të largohen jashtë vendit përveçse me brezin e parë të familjes.
Kjo do të thotë se prindërit me prokurë mund t'i çojnë fëmijët jashtë Shqipërisë, vetëm nëse ata udhëtojnë me xhaxhain, hallën, tezen ose dajën. Edhe në këtë rast prokura duhet të jetë e firmosur nga të dy prindërit. Për këtë arsye Policia u bën apel prindërve që të mos i nisin fëmijët në udhëtime me të afërm të tjerë, pasi ata nuk do të lejohet të largohen.
Në Rinas kanë qenë të shumtë fëmijët që nuk janë lejuar të udhëtojnë muajin e fundit, por urdhri i policisë po zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.
Ky urdhër i Policisë është bërë për të parandaluar fenomenin e braktisjes së fëmijëve në vendet e BE dhe më pas kërkojnë azil në këto vende, duke patur mundësinë të tërheqin edhe familjen.
-
Pershendetje doja te dija a mundet gruaja ime te kaloje ne shqiperi me djalin qe esht 9 vjec a esht e nevojshme per prokure pasi ne kemi dhe dokumenta bohet fjale nga data 14 do iki ne shqiperi dhe me date 16 do kthehet a ka ndonje ndikim ju lutem pres nje pergjigje faleminderit
Përgjigju -
Pershendetje doja te dija a duhet prokur per femijen 7 vjec por un me te ati skemi ber celebrim e kam un persiper ne letra femijen. Dua te iki ne shqipri me duhet prokur nga i ati apo jo?
Përgjigju-
Jam e ndar femijet i kam un mbi vete a duhet prokur dhe nga babai per ti treq ne itali apo jo un jam e divorziare dhe i kam un ne ngarkim
-
A mund te iki ne shqiperi me djalin 6 vjec pa' prokur te atit mirepo une nuk kam pasur celebrime
-
-
A mund te dergoj babi prokur nga jasht per te levizur un por ai esht dhe pa letrra. ?
Përgjigju -
Jam 18 vjec , a mund te marr dhe motren dhe vllain q jan te dy nen 18 vjec me vete drejt Italis ?
Përgjigju-
Jam 18 vjeq a mundë të marë motren 17vjeqe për në Francë për një vizitë të njerëzit tan . fLM
-
-
A munde te vije nga malta vetem me avion drejte shqiperise
Përgjigju -
Prsh dua t iki jasht shtetit vetem jam 17 vjec dhe do me mari xhaxhi Cfare dekumenti duhet pervec passaportes qe tme kaloj xhaxhi ne dogan
Përgjigju -
Dua te udhetoj per Shqiperi nga Newcastle Angli me djalin tim.8 vjec .Me duhet prokure nga babai i femijes sepse ai nuk vjen dot
Përgjigju-
Prsh dua t iki jasht shtetit vetem jam 17 vjec dhe dua te me mari xhaxh Cfare dekumenti duhet t kem tjeter pervec passapores
-
-
Dua te bej nje revokim per mos dalje te femijes jashte si duhet te veproj
Përgjigju -
Kam dy femije nje 2 vjec dhe nje 8 muajsh a mund te udhetoj nga Italia ne belgjike vetem me dy fmijet
Përgjigju -
kur nena don te iki nga shteti ku jeton,jam e pa diforcuar, cfar ligji esht
Përgjigju -
cfar ligji esht kur nena do te iki me femijen e vet jasht shtetit nuk esht e divorcuar
Përgjigju -
A vlen kjo dhe per udhetim ne Kosove?
Përgjigju -
Do te udhetoj me dy fëmijë jashtë vendit në itali.bashkshortin e kam në itali.A duhet prokura e tij që andej sepse në ne questure thonë nuk duhet.më ka derguar ftesen por atë prokurën nuk ta japin
Përgjigju-
Prokuren duhet ta bej ne noter ho ne kuestur
-
-
Prsh a e kan lejuar tani me larguar nga shqiperi ne greqi eshte mbyll lighi flm???
Përgjigju -
Pershendetje. Doja të pyesja se a është e domosdoshme firma e prindit(babait) kur një nënë e pa divorcuar kërkon të largohet nga vendi bashkë me fëmijët??
Përgjigju -
Un rri ne itali Jam e martuar dhe dua te iki ne shipri me femijet me duet ndonje dokument nga bashkeshorti per femijet ?i kemi dekumentat flm
Përgjigju -
Un rri ne france doja te merrja tim bir nja nje jave me pushime..cfare duhet te dergoj nga ktu dhe ku duhet te shkoj ta marr ..se nuk kam fare informacion ..theksoj se jam e ndare ...
Përgjigju -
Po une qe do te largohem jasht shtetit me motren me te fejuaren e dajes pa celebrime dhe jam 12 vjec ndersa motra 15 vjec
Përgjigju -
Pershendetje.Doja te me ndimonit me nje informacion. Un jetoj ne itali dhe do me vie babi me motren por nuk e di nese duhet ti dergoj ftes te dyve apo vetem babait?
Përgjigju-
Te dyve ne nje leter te firmosur ne komun dhe me pull apostile permbi
-
-
Une doja të dija nese mund te kaloj me femijet jashtë shtetit.jam e divorcuar dhe babai nuk ua jep prokuren femijve dhe une kam hapur nje gjyq per t'a marr kete firme sepse ketu nuk kam mundësi t'i ushqej te dy femijet.Ai nuk jep asnjë gjë per 2 femijet e tij.Si duhet te veproj te lutem me ktheni nje pergjigje sepse ketu po vuaj shume per Keta femije nderkohe jashtë shtetit kam njerzit e mij qe me sigurojnë mbështetje
Përgjigju-
Pershendetje. Nese babai nuk paguan dietat ushqimore per femijet apo mbeshtetjen financiare te caktuar nga gjykata ne gjygjin e ndarjes, atehere mund te besh padi per marrjen e kujdestarise se plote te femijes dhe padi qe babai te urdherohet per te paguar detyrimet ndaj femijeve.
-
Une mendoj se nese ai nuk mban pergjegjesi per femijet e tij, pra nuk paguan asgje, mund te hapesh gjyq qe ti marresh kujdestarine. Pastaj sdo kesh me nevoje per prokuren e tij
-
-
Pershendetje un jam nitali po nusja me gocat vin mbas disa ditesh duhet prokur nga ana ime se ato jan me bashkshorten ka ndonji problm ???thjesht per disa jav jemi ktu
Përgjigju -
Po nese iken jashte shtetit mamaja me femijen dhe babau e prer take.dergon garanci te duhet prokur
Përgjigju -
po neqoftese do te shkosh ne Amerik me 2 prokura nga prinderit dhe je 15 vjec lejohet
Përgjigju -
Po femijet me pasaporte te BE, a mund te udhetojne pa shoqerues, psh. 15 vjec mbush me 01.05.2018
Përgjigju -
Pershendetje Un kam udhetuar me date 15 Korrik nga Gjermania bashk me bashkeshortin dhe djalin per ne Shqipri.Me Prokur dhe vule Apostile kisha marre vellain 13 vjeq i cili jeton dhe ai ne Gjermani.Vajtja nuk ishte problem ne asnje nga 6 doganat qe kaluam. Por kthimi me date 5.Gusht ishte surpriz. Polici thoshte se djali nuk lejohej te kalohej sepse kishte ndryshuar ligji dhe Sipas tij duhej e Noterizuar dhe ne shqiperi edhe pse un e kisha noterizuar dhe me vul Apostile ne Gjermani. Po ate Noterizim ne Shqiperi kush do ta firmoste perderisa familja jeton ne Gjermani? Po dhe ne Shqiperi kishim kaluar me ate dokument pse nuk na u lajmerua se do ndryshonte ligji. Apo pse perderisa un kisha kaluar ne shqipri pa hy ligji i Ri ne fuqi. Shum deshir kam qe nje pergjigjie me ma kthy se veq policia Jon Po na ban me stress se Po i kan qef 100 Euroshat. Polici e poshtun
Përgjigju







Komente
Komento