
Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu do të arrestohej nëse ai do të hynte në Kanada. Në një intervistë me Bloomberg, Carney u pyet nëse do ta respektonte premtimin e paraardhësit të tij Justin Trudeau për të arrestuar Netanyahun për krime lufte, të cilit Carney iu përgjigj "po".
Javën e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare hodhi poshtë kërkesën e Izraelit për të apeluar urdhër-arrestet e lëshuara nga GJPN-ja për Netanyahun dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën me Hamasin në Gaza.
Në një vendim të vitit të kaluar, GJPN-ja gjeti "baza të arsyeshme" për të besuar se Netanyahu dhe Gallant kishin "përgjegjësi penale" për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli i mohon të gjitha akuzat.
Lajmi kryesor:
Sulmet mes Hamasit e Izraelit, Trump: Nëse grupi palestinez thyen armëpushimin, do të shkatërrohet! Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza











