Për Donald Trump, armëpushimi në Gaza është "ende në fuqi". Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pas kthimit të tij nga Mar-a-Lago, presidenti i SHBA la të kuptohej  se udhëheqja e Hamasit nuk ishte e përfshirë në ndonjë shkelje të dyshuar, duke fajësuar në vend të kësaj "disa rebelë të brendshëm".

"Por në çdo rast, situata do të trajtohet në mënyrë korrekte. Do të trajtohet ashpër, por në mënyrë korrekte", tha ai duke iu referuar sulmeve të një dite më parë. 

Po ashtu, presidenti amerikan tha se “nëse Hamasi e thyen armëpushimin, do të shkatërrohet", duke përsëritur se “nuk do të ketë ushtarë amerikanë në Gaza.”

Izraeli kreu sulme ajrore pasi akuzoi Hamasin se ka shkelur armëpushimin me shenjëstrimin e forczave izraelite përtej Vijës së Verdhë, ku ata janë zhvendosur në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes në Gaza. 33 persona u vranë.

Forcat izraelite hodhën dje “153 ton bomba” mbi Rripin e Gazës. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kneset-it.

Ndërkohë sot në Izraeli kanë shkuar i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner,  ndërsa zëvendëspresidenti J.D. Vance do të zbarkojë në vend të martën. Witkoff, në një intervistë, u shpreh se për rindërtimin e enklavës do të duheshin 50 miliardë dollarë. 

"Vlerësimet janë rreth 50 miliardë dollarë. Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë", u shpreh ai.

Sot në Egjipt do të zhvillohen bisedime me Khalil Al-Hayya-n, udhëheqësin e Hamasit në mërgim nga Gaza, për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Delegacioni i Hamasit do të diskutojë mënyrat për të nxitur formimin e një organi teknik për të menaxhuar Gazën pa përfaqësimin e Hamasit.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Izrael/ Netanyahu: Jo zgjedhjeve të parakohshme, votimet do të mbahen në tetor 2026

1758812440_benjaminnetanyahu.webp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke konfirmuar se vendi do të shkojë në votime “siç është parashikuar”, në tetor të vitit të ardhshëm.

Duke folur me gazetarët në Knesset, në prag të seancës që shënoi rifillimin e punimeve të Parlamentit pas një pushimi tre­mujor, Netanyahu theksoi se prioriteti i qeverisë mbetet miratimi i ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak për ultraortodoksët.

“Qëllimi është të miratojmë ligjin për shërbimin ushtarak dhe më pas të zhvillojmë zgjedhjet në kohën e përcaktuar,” deklaroi ai.

Ora 19:25
Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza

1758472152_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

Forcat izraelite hodhën dje “153 ton bomba” mbi Rripin e Gazës. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kneset-it.

“Ne hodhëm 153 ton bomba dje në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, pasi dy nga ushtarët tanë u vranë nga Hamasi,” tha Netanyahu.

Ora 19:22
Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin në Gaza, do të shkatërrohet

1760356115_presidentidonaldtrump.webp

Donald Trump

“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, do të shkatërrohet,” tha Donald Trump, duke përsëritur se “nuk do të ketë ushtarë amerikanë në Gaza.”

Ora 14:09
Witkoff: Rindërtimi i Gazës mund të kushtojë deri në 50 miliardë dollarë

1760946210_stevewitkoff.webp

Rindërtimi i Gazës mund të kushtojë deri në 37 miliardë paund, afërsisht 50 miliardë dollarë, sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili aktualisht është në një mision në Izrael

"Vlerësimet janë rreth 50 miliardë dollarë (37.2 miliardë paund). Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë", tha ai për CBS News. 

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nevojiten rreth 70 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën pas dy vitesh lufte izraelite.
 

Ora 11:40
Urdhri i arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Mark Carney: Netanyahu do të arrestohej nëse do të hynte në Kanada

1760953583_markcarney.jpg

Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu do të arrestohej nëse ai do të hynte në Kanada. Në një intervistë me Bloomberg, Carney u pyet nëse do ta respektonte premtimin e paraardhësit të tij Justin Trudeau për të arrestuar Netanyahun për krime lufte, të cilit Carney iu përgjigj "po". 

Javën e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare hodhi poshtë kërkesën e Izraelit për të apeluar urdhër-arrestet e lëshuara nga GJPN-ja për Netanyahun dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën me Hamasin në Gaza. 

Në një vendim të vitit të kaluar, GJPN-ja gjeti "baza të arsyeshme" për të besuar se Netanyahu dhe Gallant kishin "përgjegjësi penale" për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli i mohon të gjitha akuzat.

Ora 09:40
Djali i udhëheqësit të Hamasit u vra pas një sulmi izraelit, Witkoff: Jemi anëtarë të të njëjtit klub të tmerrshëm, prindër që kanë varrosur fëmijët

Foto: Steve Witkoff

I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, përshkruan një moment lidhjeje me udhëheqësin e Hamasit, Khalil al-Hayya, mbi përvojën e tyre të përbashkët të humbjes së një djali, në një intervistë me programin 60 Minuta të CBS.

Witkoff u takua me al-Hayya-n në Egjipt në fillim të këtij muaji gjatë negociatave për t'i dhënë fund luftës në Gaza, në një takim shumë të pazakontë ballë për ballë midis një zyrtari amerikan dhe një anëtari të grupit terrorist palestinez.

Ai thotë se kur hyri në dhomën për takimin me delegacionin e Hamasit, e gjeti veten të ulur direkt pranë al-Hayyas.

“Ne i shprehëm ngushëllimet tona për humbjen e të birit. Edhe ai e përmendi. Dhe unë i thashë se kisha humbur një djalë dhe se të dy ishim anëtarë të një klubi të tmerrëshëm, prindër që kemi varrosur fëmijë”, tha Witkoff.

Djali i ndjerë i Witkoff, Andrew, vdiq në moshën 22 vjeç nga një mbidozë. Djali i Al-Hayya-s, Himam al-Hayya, u vra në sulmin ajror izraelit në selinë e Hamasit në Doha më 9 shtator, i cili nuk arriti të vriste asnjë nga udhëheqësit e lartë të Hamasit që kishte shënjestruar.