Urdhri i farmacistit: Ilaçet
shiten nga veterinerë

Urdhri i farmacistit: Ilaçet <br />shiten nga veterinerë
TIRANE- Ilaçet në Shqipëri shiten nga njerëz të padiplomuar dhe jo nga farmacistët. Sipas “Urdhrit të Farmacistit”, në shumicën e rasteve, këta njerëz shesin medikamente në mënyrë të kundërligjshme pa recetën e mjekut.

Arjan Jaupllari, kreu i këtij urdhri, ka deklaruar dje se në farmaci punësohen studentë që se kanë marrë akoma lejen e ushtrimit të profesionit apo në rastin më të keq, persona jashtë këtij profesioni, si veterinerë, mjekë apo bashkëshortë të farmacistëve e pronarë të farmacive.

Pikërisht për këtë arsye “urdhri i farmacistëve” ka vendosur të ngrejë një strukturë të re e quajtur “Mbikqyrja profesionale” e cila do të merret me monitorimin e farmacive për të vërejtur zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen nga kequshtrimi i profesionit”.

“Ne kemi të dhëna, ankesa në adresë të urdhrit mbi atë çfarë po ndodh sot kudo, jo vetëm në Tiranë, por në mbarë Shqipërinë. Në farmaci gjen të punësuar gjithfarë, që nga studentë që s’kanë marrë akoma provimin e shtetit apo veterinerë e pronarë të farmacive. Detyra jonë është konstatimi i rasteve të kundraligjshme dhe gjykimi i shkelësve të ligjit. Nëse në një farmaci do të vërejmë se janë të punësuar persona jo farmacistë, detyra jonë ligjore është që të vëmë para përgjegjësisë, jo studentin, por farmacistin e licencuar, i cili me dashje në kundërshtim me rregulloren ka punësuar persona jo profesionistë”, - ka deklaruar Arjan Jaupllari.
(sg/ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje