Urdhri i Mjekëve: Pacientët s'u
shkojnë ankesave deri në fund

Urdhri i Mjekëve: Pacientët s'u <br />shkojnë ankesave deri në fund
Pacientët ankohen për 'padrejtësitë' që ata mendojnë se u kanë bërë mjekët në spitale, por në shumë raste nuk i ndjekin ankesat e tyre deri në fund". Kështu shprehen përfaqësuesit e "Urdhrit të Mjekut", të cilët thonë se në zyrat e tyre trokasin çdo ditë pacientë, të afërm, apo qytetarë, të cilët ankohen për padrejtësitë që u bëjnë mjekët, të cilët ata nuk ngurrojnë t'i quajnë edhe 'gabime mjekësore', madje anohen edhe për raste kur u është kërkuar rryshfet. Sipas drejtuesve të "Urdhrit të Mjekut" deri këtu gjithçka është në rregull, por ata shpjegojnë se një shumicë e madhe e këtyre pacientëve që ankohen tërhiqen në përballjen e parë me mjekët duke bërë që çështjes të mos i shkohet deri në fund. "Nëse tek ne kanë shumë ankesa, sapo përballen me mjekun, përballje ët cilat edhe nuk kanë munguar në zyrat tona, pacientët ose të sëmurët tërhiqen dhe nuk kanë kurajën t'i shkojnë një çështje të nisur deri në fund" , - na shpjegojnë specialistët e "Urdhrit të Mjekut". Ata thonë se nga viti në vit, vihet re një zbehje e interesit të pacientëve për të denoncuar rastet e ankesave nga mjekët. Por ata e argumentojnë këtë gjë me faktin se mjekët tashmë janë bërë më të specializuar dhe pacientët firmosin një kontratë kur futen në operacion.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza