Urdhri i parë/ Kryebashkiakja e Durrësit nxjerr administratën të shtunën në punë për pastrimin e qytetit

DURRES-Valbona Sako ditën e parë të punës si kryetare bashkie e ka nisur me një vendim për të nxjerrë administratën në punë për të pastruar qytetin.

Edhe pse ditë pushimi ajo ka urdhëruar administratën e bashkisë dhe ndërmarrjet në vartësi që të dalin në punë dhe të pastrojnë qytetin i cili ka probleme lidhur me nivelin e pastërtisë.

Në bazë të një plan veprimi të detajuar punonjësit janë shpërndarë nëpër lagjet e qytetit dhe përgjatë vijës bregdetare. Sako thotë se me këtë aksion kërkon te sensibilizojë banorët që ta mbajnë pastër qytetin dhe të bëjnë në këtë mënyrë detyrën e tyre.

Sipas saj qyteti nuk duhet të mbahet i pastër vetëm në sezonin turistik por gjatë gjithë vitit. Ky duket është edhe një sinjal për administratën e bashkisë se tashmë ka nisur një etapë tjetër për bashkinë e Durrësit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/08/2019 09:20

    Shum mir ka bër se rrinë gjith diten zyrave pa prodhu asigjo dhe paguhen. U kan vajt qafat ke betht e betht ke qafa nga dhjamrat.

    Përgjigju
  • Titi: 03/08/2019 13:27

    Bravo. Administrata e bashkise te zonave turistike ne sezon skane pse rrine ne zyre. Por te jeni ne terren cdo dite per te kontrolluar dhe mbajtur ne vezhgim zbatimin e rregullave nga cdo subjekt. Si dhe pasterine Ne zyre te rrine ato te sherbimit me qytetarin. Te tjeret ne terren cdo dite. Nuk u bie hunda por nxirrini ne terren mos rrine ne zyre te shikojne grate njera tjeteren si vishen. Dhe ne fund te dites te raportojne me shkrim dhe me firme per cfare ben. Kjo eshte kulture pune.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 03/08/2019 12:27

    Bravo, shume mire...pastroni tani ato plehrat se vete i votuat plehrat

    Përgjigju
  • qytetari: 03/08/2019 11:42

    suksese , meso na bashkia e tiranes si punohet duhet vene dore mbi gjithcka per pune po u be njerezit te votojne

    Përgjigju
  • Raul: 03/08/2019 11:25

    Shihni gropat nëpër lagje që qajnë prej 12vjetësh dhe vijat nëpër rrugë dhe puseta që janë sikur i kane gërryer qentë që Vangjushit nuk ja vranë syrin për 12 vjet dhe u kujtua javën e fundit. Turp dhe për prefektin e Durrësit që sja vriste sytë gjendja e pusetave nga ura Dajlanit në Durrës deri tek treni .apo tek Vollga që habit dhe turistët e huaj pusetat berdunga berdunga.

    Përgjigju
  • Dako: 03/08/2019 10:15

    Shikoni plehrat ne plazh se edhe kete muaj rrine njerezitJane bere mullar plehrat e si heq njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip