Urdhri i ri: Mësuesit e fillores
duhet të kenë master shkenco

Urdhri i ri: Mësuesit e fillores <br />duhet të kenë master shkenco
TIRANE - Mësuesit e arsimit fillor, të cilët nuk kanë përfunduar masterin shkencor, nuk do të mund t’i nënshtrohen provimit të shtetit. Ata duhet të kenë mbaruar patjetër këtë cikël studimesh pavarësisht se mund të kenë kryer një vit praktikë.

Ky është urdhëri më i fundit i ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, ndërkohë që gjatë muajit korrik do të testohen mësuesit që kanë mbaruar sistemin e vjetër katërvjeçar.

"Në arsimin fillor kemi katër deri pesë kandidatë të cilët janë sipas sistemit të integruar, ndërkohë që ata të sistemit të ri do të futen vitin tjetër në provim sepse me urdhër të ministrit mësuesit e arsimit fillor do të jenë vetëm me master shkencor, jo me master profesional"- tha Niko Terezi, specialist në Agjencinë Kombëtare të Provimeve.

Ndërsa këtë vit janë shtuar edhe disa profile të tjera, si gjuha gjermane dhe ajo greke krahas mësuesve të fillores. Kurse këto ditë në ambientet e AKP-së janë duke u zhvilluar provimet e shtetit nga studentët që kanë përfunduar për mjekësi, farmaci, infermieri dhe mami.

Niveli i kalueshmërisë sipas specialistëve të AKP-së ka qenë i ulët edhe në ato degë që në sezonet e mëparshme kanë qenë elitare. "Mjekësia vijon të jetë profesioni më i avancuar, me kandidatë më të përgatitur.

Megjithatë edhe aty kalueshmëria ka rënë deri në 5 pikë. Tani është 79% nga 82-85% që ishte në sezonet e mëparshme; në farmaci kemi një përqindje 47 megjithëse testi nuk ishte shumë i vështirë.

Kuptohet, tani ka kandidatë që e japin për herë të tretë apo për herë të katërt këtë provim. Edhe në infermieri kalueshmëria tani është 43%"- tha Terezi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë