Urdhri i ri, pacientët drejt
QSUT-së, gjobë mjekëve

Urdhri i ri, pacientët drejt <br />QSUT-së, gjobë mjekëve
TIRANE- Mjekët e rretheve duhet të dërgojnë një pacient në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza” vetëm në rastet kur në spitalet e rretheve nuk i ofrojnë dot ndihmë. Në të kundërt, fatura financiare që do t’i kushtojë QSUT-së ky person do të llogaritet në emër të spitalit që duhet ta kishte marrë përsipër. E njëjta procedurë do të ndodhë edhe me mjekët e QSUT-së. Nëse ata marrin përsipër një pacient, pa paraqitur dokumentacionin përkatës, atëherë fatura financiare do të shkojë në emër të tij. Nisma e re është ndërmarrë nga ministria e Shëndetësisë, e cila nuk mohon që masat penalizuese ndaj mjekëve që nuk respektojnë sistemin e referimit variojnë nga gjoba deri ën largimin nga detyra. “Që nga shtatori e tutje do mbajnë përgjegjësi administrative dhe financiare për çdo rast që do të referohet në mënyrë të padrejtë, të pavend në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për drejtorin do të ketë masë administrative deri në shkarkim nga detyra dhe çdo pacient i ardhur në rrugë jonormale, pa arsye thelbësore shëndetësore do shoqërohet me një faturë financiare për spitalin respektiv çka do paguhet nga drejtuesi i institucionit ose mjekët që e kanë referuar”- ka shpjeguar nismën e re drejtori i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, të njëjtat masa do të merren dhe për mjekët pritës të kryeqytetit. Gjobat e ndëshkimet administrative do të jenë po aq të rrepta. “Edhe për mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që evidentohen se hapin portat pa respektuar sistemin e referimit, pra pa dokumentacionin e nevojshëm të referimit për pacientin do vihen para të njëjtës përgjegjësi duke i vënë në ngarkim koston e trajtimit të pacientit dhe duke e larguar pa hezitim nga puna”, - thotë Pipero. Kjo nismë është marrë pasi në QSUT, vetëm gjatë kësaj vere janë bërë rreth 300 operacione në urgjencën kirurgjikale, shumica për apendicit apo ngatërrim zorrësh, ndërhyrje kirurgjikale që s’kanë përse vijnë në QSUT, pasi janë shumë të thjeshta.
(ek/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin