Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër, që është ditë e shtunë do të ketë vetëm një fashë orari për të dalë nga shtëpia që do të jetë ora 05:00 deri në 13:00, ndërsa më pas gjithçka do të jetë mbyllur deri të hënën në orën 05:00. Por cilat biznese do të lejohen hapur dhe cilat do të mbyllen? Qeveria ka publikuar vendimin dhe tabelën e plotë me të gjitha bizneset që do të lejohen që të hapen në vetëm këtë fashë orari, për t'u mbyllur më pas të gjitha dhe rihapur të hënën në orën 05:00. Mbyllur do të jenë të gjitha qendrat tregtare, materialet e ndërtimit, dyqanet jo ushqimore, tregtia me pakicë, sallonet e estetikës, aktivitetet çlodhëse, etj. Industria e prodhimit do të jetë hapur, ushqimoret, farmacitë, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, etj. Lista me aktivitetet e përcaktuara hyn në fuqi më pas në orën 05:00 të 24 marsit, pra të martën. Punonjësit e institucioneve financiare të linjave prodhuese e ushqimore dhe të gjitha aktivitetet e lejuara sipas tabeles bashkëlidhur këtij urdhri do të lejojen të qarkullojën vetëm në itenerarin shtëpi – punë.
Lajmi kryesor: