Urdhri për gjyqtarët:Urgjent në
banka paratë që mbani në shtëpi!
'

Urdhri për gjyqtarët:Urgjent në<br />banka paratë që mbani në shtëpi!<br />'
Kuvendi i Shqipërisë, me anë të një shtojce në ligjin e Vetingut, njofton gjyqtarët dhe prokurorët që të depozitojnë urgjentisht paratë cash në banka, para se të plotësojnë deklaratën e pasurisë, në kuadër të procesit të Vetingut. Çdo devijim apo shkelje e rregullave të përcaktuara mund t’i kushtojë prokurorit apo gjyqtarit largimin nga detyra. Njerëzit e drejtësisë apo të afërmit e tyre nuk mund të deklarojnë apo të mbajnë në shtëpi më shumë se sa 1.5 milionë lekë.

Të gjithë subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur (bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare), të cilët bëhen subjekte të këtij ligji dhe plotësojnë deklaratën e pasurisë, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në cash jashtë sistemit bankar mbi shumën 1,5 (një presje pesë) milion lekë. Depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve Cash mbi vlerën 1,5 (një presje pesë) milion lekë, është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së interesave privatë në ILDKPKI”, njoftohen prokurorët dhe gjyqtarët. Në shtojcën e ligjit të Vetingut parashikohet që, mosplotësimi i saktë dhe me vërtetësi i deklaratës së pasurisë mund të passjellë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Personat e afërm
Personi i lidhur me subjektin e rivlerësimit, (bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare), i cili mbart detyrimin për deklarim të pasurisë në Inspektoratin e Lartë, plotëson formularin përkatës nga faqja 9-13 e këtij dokumenti. Gjyqtarët dhe prokurorët sqarohen që në çdo rast, personi i lidhur, është i detyruar të plotësojë faqen e parë të deklaratës, autorizimi ku deklaron nëse ka ose jo pasuri të regjistruara në emrin e tij. Formulari i plotë do të plotësohet vetëm në rastet kur personi i lidhur ka pasuri të regjistruar veçmas. “Persona të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, janë personat fizikë ose juridikë, që duket se kanë ose kanë pasur lidhje interesi me subjektin e rivlerësimit, që rrjedh nga një interes pasuror ose çdo marrëdhënie tjetër biznesi. Personat e tjerë të lidhur nëse konfirmojnë këto marrëdhënie më subjektin e rivlerësimit, mbartin detyrimin për deklarimin e pasurisë në Inspektoratin e Lartë me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm të Deklarimit të Pasurive të Paluajtshme”, thuhet në shtojcën e ligjit të Vetingut.

Afati dhe modalitetet
Deklarata e pasurisë duhet të plotësohet nga subjekti i rivlerësimit, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit për Vetingun. Deklarimi përfshin pasurinë e subjektit të rivlerësimit dhe të familjes së tij (bashkëshortit/es dhe fëmijëve në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare), bashkëjetuesit/es, burimet e krijimit dhe detyrimet financiare të subjektit, përfshirë interesat privatë që i ka në pronësi ose në përdorim, sipas ligjit për Vetingun. Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes, bashkëjetuesit/es është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdo anëtar i familjes, bashkëjetuesit/es me pasuri të regjistruar në emër të vet dhe i bashkëlidhet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarim. Deklarata e Pasurisë plotësohet në mënyrë elektronike, por në çdo rast nënshkruhet me shkrim. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të nënshkruajë deklaratën e pasurisë të personave të lidhur.
  
Ndëshkimi 
Njerëzit e drejtësisë apo të afërmit e tyre nuk mund të deklarojnë apo të mbajnë në shtëpi më shumë se sa 1.5 milionë lekë Çdo devijim apo shkelje e rregullave të përcaktuara mund t’i kushtojë prokurorit apo gjyqtarit largimin nga detyra.
 
Kushti  
Gjyqtarët dhe prokurorët sqarohen që në çdo rast, personi i lidhur, është i detyruar të plotësojë faqen e parë të deklaratës, autorizimi ku deklaron nëse ka ose jo pasuri të regjistruara në emrin e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë