TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ju përgjigj në "Pa Protokoll" ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në një intervistë televizive e akuzoi si urdhëruesin e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
"Është e 150 herë që e bën. Përgjigjen Berishës ja kam dhënë me kohë se e ka ngritur dhe në komision parlamentar. Berisha ishte më i interesuari për ta vrarë, meqënese ai përfitoi nga ajo vrasje. Unë e kisha detyrë për ta ruajtur dhe e kam paralajmëruar i kam ofruar edhe rojë, ndërkohë që i interesuara ishte ai vetë", tha Klosi në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.
“E kam akuzuar në fillim, nuk e mohoj që e kam akuzuar se ai u vra kur ky ishte kryeministër, e vranë njerëz me uniformë, por pastaj duke zbërthyer mbrapa disa veprime, unë sot nuk mund të them se ai ishte. Nëse unë sot mund të them se jam 100% për Fatos Klosin, nëse mund të them se jam 100% për Skënder Gjinushin sipas të dhënave, nuk mund të them për Fatos Nanon. Dhe të jesh i sigurt se jo një marrëveshje, por 1000 marrëveshje të kisha bërë me të unë nuk e hiqja këtë, nuk bëja dorëheqjen, por unë akuza të kota nuk mund të bëj për të. Unë në atë kohë e kam bërë akuzën sepse Fatos Nano ishte kryeministër, sepse ai e kishte Ministrinë e Brendshme, se ato që e vranë Azem Hajdarin ishin kapiten dhe major të Ministrisë së Brendshme”, tha Berisha një natë më parë.
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Dritan Hila: Më mirë rrugëve!
27 Nëntor, 15:18
Birisha kishte me vra ma teper por nuk e la Klosi
PërgjigjuBravo te qofte qe e perzin akoma kazanin...
Përgjigju