TIRANË- Në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka nisur puna prej disa ditësh për riparimin e dëmit elektrik të shkaktuar nga një zjarri që ra më 11 shkurt në katin -1 në Urgjencën e re. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka publikuar pamjet nga punimet për rikthimin në funksion të Urgjencës së re në QSUT. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara për herë të parë, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas ministres shërbimi për urgjencat kardiovaskulare, aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë shton ministrja, shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.
‘Prej disa ditësh në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt.
Ne luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukture spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.’- shkruan ministrja e Shëndetësisë.
Në Komisionin e Shëndetësisë ministria Albana Koçiu tha se 30 milion lekë do t'i kushtojë buxhetit të shtetit rehabilitimi i urgjencës së 'QSUT' dhe do të përfundojë në maj.
Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës e që dyshohet se lidhen me keqfunksionimin e baterive. Organi i akuzës së kryeqytetit i nisi hetimet më 2 mars, duke sekuestruar edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës, një investim me vlerë rreth 17 milionë euro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
Autokritikë dhe më shumë për para. Populli të leh karvani ministres për para.
PërgjigjuKjo Ministria qenka e lezetshme, nxjerr si sukses dështimin e që u mori flakë urgjenca pa kaluar viti
Përgjigju