KORÇE - Qindra familje të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Korçës, prej vitesh jetojnë në gjendje të mjerueshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane.Premtimet e vazhdueshme për përmirësimin e jetesës së këtij komunitetit kanë mbetur thjesht në letër dhe pjesë e fushatave elektorale, pasi realiteti flet me gjuhën e kundërt.
Ndërtesat e tyre janë me dërrasa, ndërkohë që përkeqësimi i motit e vështirëson edhe më shumë jetesën, pasi çdo gjë që bie jashtë, hyn dhe brenda. Çdo ditë këto familje zgjeohen dhe jetojnë mes mbeturinave, si mundësia e vetme për të jetuar.
Sikurse pohojnë dhe vetë, prej orëve të para të mëngjesit, të vegjël dhe të rritur, kërkojnë mes plerave kanaçe apo dhe hekurishte të tjera, për t’i shitur dhe për të blerë më pas bukën e gojës.
Këto familje e ndiejnë veten të harruar, pasi askush nuk është interesuar për ta dhe kushtet në të cilat jetojnë, me përjashtim të fushatave, kur nga drejtuesit bëhet gjithçka për të kërkuar votën.
Ndërkohë, rasti i fundit i regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë i këtij komuniteti humbi jetën për shkak të kushteve në,të cilat jetonte,ka shtuar frikën tek këto familje ,që gjithashtu banojnë mes mbeturinave, duke qenë të ekspozuar ndaj infeksioneve dhe epidemive.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com