TIRANË- Ajo që e bën më të bukur natën e ndërrimit të viteve janë urimet, e në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as mesazhet nga krerët e politikës shqiptare.
Urimi i parë ka ardhur nga presidenti Bajram Begaj. Në urimin e fundvitit, Presidenti uroi një vit që ka kryefjalë dashurinë dhe jo luftën me njëri tjetrin, ndërsa përballë sfidave globale kërkoi mos-rënien në pesimizëm. Një thirrje pati edhe për politikën, që në këtë vit zgjedhor, të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe mëritë politike.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi të gjithë shqiptarët kudo ndodhen një vit sa më të mbarë, duke theksuar se “Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara”.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një urim ndryshe, ai ka zgjedhur vargjet nga Ekleziastët, duke thënë se shpreson se 2023 të jetë viti i paqes, me shumë dashuri e buzëqeshje. Fjalimin e nisi me një ndjesë për gabimet që ka bërë, e ndërsa thekson se gjatë këtij viti qeverisjeje ka bërë sa ka mundur, jo sa ka dashur. Në fund, e mbyll me një fjali të shkurtër “Zoti e bekoftë Shqipërinë”,
Vijon...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen e Arun dhe Arta Avdiut, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite në familjen Avdiu se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet.
“Gëzuar, një vit të mbarë! Shtëpia ka dalë mrekulli, kur mendoj se ka qenë këtu një baltovinë. Pashë kur po vinim shkallëve, ishin këpucët gjithandej dhe kuptova që ishte gjithë shkalla e banuar. Ne po mendojmë të sjellim disa institucione, përfshi edhe njësinë administrative. Se kur vjen edhe bashkia këtu me një zyrë, kur vjen edhe qeveria me taksa, me tatime, kur vijnë edhe disa zyra të tjera, fillojnë dhe kuptojnë njerëzit që ka vlerë, se gjersa shteti sjell vet zyra këtu, do të thotë që gjithë zona do ketë vlerë. Plus që do hapet ura aty me Kamzën dhe praktikisht do jetë hyrja e Tiranës. Merr shtëpia, merr vlerë prona, merr vlerë toka, gjithë terrenet dhe pastaj marrin vlerë dhe 10-tat,” u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se me rindërtimin përfituan të gjithë më shumë.
“Kryeministri vendosi t’i bënte gjithë shtëpitë, e t’i jepte të gjithë njerëzve sipas kurorave m2, unë e di që ndonjëherë futet politika edhe për keq, aty te ai “Pallati 4”, 60 familje, ishin këtu, nënë Drita bashkë me të shoqin, edhe disa njerëz thonë – “Për ideal të partisë unë do rrimë aty!” Po si do rrish në gërmadhë, si? Se sot, se je aty, se je 300 metër, në momentin që je në një infrastrukturë, ke marrë shtëpi më të mirë, të është certifikuar, nuk është bërë me punë vullnetare, si ato pallatet që bëheshin. Sot e di që i lë kalamajve 3 dhoma dhe një kuzhinë në rrugën kryesore të Tiranës dhe nesër ka një vlerë, e marrin një kredi, e fut në hipotekë. Është e jashtëzakonshme,” tha ai.
“S’ka bërë vaki kjo gjë, prandaj. S’ka bërë vaki ndonjëherë që të sistemohen njerëzit në këtë mënyrë, normal që ishte ajo dilema,” u shpreh kryefamiljari.
“Po flisja me çunat e nënë Lizës, i kishin shkruar Dankos, i thanë – “I ramë në qafë Lali Erit, por këtu qenka parajsë në krahasim me çfarë kishim”. E pa legalizuar, me ato këmbët për përmbytjen e lumit, pra rrinte shtëpia si një karkalec, si të ishte vinç me 4 këmbë, vetëm që të vinte uji. Dhe ndërkohë do marri një shtëpi tamam, 500 metra kishin, 500 metra do marrin. Kishit 2 dhe kuzhinë, do merrni 3 e kuzhinë, siç morët. Kështu që në këtë sens duhet bashkëpunim,” shtoi Veliaj.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në video mesazhine tij, e ka konsideruar vitin e ri 2023, si viti i ndryshimit.
“Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t'ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit”, tha Meta.
Kryeministri Edi Rama ka pasur urimin e tij për Vitin e ri. Ai e nis me një kërkim ndjese për momentet që mund të ketë gabuar, e ndërsa thekson se ai ka bërë aq sa ka mundur për t’iu gjendur pranë qytetarëve.
“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!
Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.
Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira - mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme. Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:
“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.
Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! ”, tha Rama ndër të tjera.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023.
“Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar! Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato! Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
TIRANË- Në një deklaratë të gjatë, presidenti i vendit, Bajram Begaj ka bërë një urim të gjatë për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen. Në urimin e tij, kreu i shteti shpreson për një vit sa më të mbarë, e ku kryefjalë të jetë dashuria dhe jo lufta me njëri-tjetrin. Begaj nuk i ka kursyer edhe mesazhet politike për luftën në Ukrainë, tensionet në veri të Kosovës, ku thekson se Shqipëria është krah saj, si edhe zgjedhjet vendore të 2023.
Një urim të veçantë, Begaj e pati edhe për fëmijët. Ai bëri thirrje që t’u qëndrohet pranë të rinjve në mënyrë që të ardhmen ta shohin në atdhe.
“Të dashur motra dhe vëllezër të një gjaku, të një gjuhe, të një atdheu dhe të një kombi! Janë orët e fundit të vitit 2022 ndaj më lejoni t’ju uroj një vit të ri sa më të mbarë, sa më të begatë për ju dhe njerëzit tuaj të dashur! Shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, për arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë. Në këto muaj, jam përpjekur të vij sa më pranë jush, për t’ju takuar nga afër, për t’ju dëgjuar nga afër. Në Kukës apo Delvinë, Shkodër apo Elbasan, kudo ku kam qenë, qytetarë të të gjitha moshave, më kanë folur për shqetësimet e tyre, vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë.
Kam bërë dhe do të bëj detyrën, që zëri i çdo qytetari të Shqipërisë, që zëri juaj, të dëgjohet. Askush nuk duhet të ndihet i mënjanuar, i braktisur, i cënuar në mundësinë për të qenë konkurrues me këdo e kudo. Tek sa ishim ende duke u marrë me rimëkëmbjen nga tërmeti, krizën e pandemisë, një tjetër ngjarje do të shënohej këtë vit: agresioni i pajustifikuar rus ndaj Ukrainës. Na u desh të përballonim sfida të mëdha, të cilat vunë në provë solidaritetin tonë, solidaritetin njerëzor dhe fuqinë e bashkimit.
Të dashur shqiptarë të rajonit! Duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë. Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në Veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Në këto kushte pasigurie globale, sfidash nga më të ndryshmet, që nga ato ekonomike e shëndetësore, tek ato klimatike, është e lehtë të biesh në pesimizëm, të mos gjesh shtysën e nevojshme për të dhënë maksimumin, të humbasësh besimin se gjërat mund të bëhen më mirë. Por në takimet që kam bërë, shqiptarët kanë ndarë me mua jo vetëm pengesat e jetës së përditshme, por edhe pritshmëritë, dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Kanë ndarë histori frymëzuese solidariteti, kontributi vullnetar, histori të jashtëzakonshme suksesi.
Gjej rastin të falënderoj të gjithë shqiptarët që punojnë për ta bërë këtë vend më të mirë, për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, për vendin e tyre. Një mirënjohje e thellë për profesionistët e shëndetit, për humanizmin dhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë kaq të vështira. Mirënjohje për profesionistët e edukimit dhe arsimit, që i janë dedikuar një prej misioneve më sublime të shoqërisë njerëzore, atë të përçimit të dijes; nderim për Forcat e Armatosura, forcat e rendit, ato të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit, për të gjithë heronjtë e heshtur që janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish. Falënderim për gazetarët dhe median, shtyllë e rëndësishme për demokracinë funksionale; për të gjithë profesionistët që punojnë me ndershmëri e përkushtim në sferën e drejtësisë. Drejtësia e standardeve më të larta, nuk është dhe nuk duhet të shihet si një privilegj por si një domosdoshmëri. Falënderoj të gjithë ata që investojnë dhe kontribuojnë për bujqësinë, industrinë, turizmin, për inovacionin, për rritjen e ekonomisë shqiptare. Mirënjohje për të gjithë artistët, që me artin dhe kulturën e tyrë janë shpirti i një kombi.
Respekt për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset historike të këtij viti, si çeljen zyrtarisht të negociatave për anëtarësim me BE, pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, rritjen e rolit gjeopolitik të vendit tonë, shpalljen e Xhubletës shqiptare si pasuri e të gjithë njerëzimit, në mbrojtje të UNESCO-s. Falënderoj të gjithë shqiptarët që na kanë emocionuar me sukseset e tyre, si Luiza Gega, e shumë e shumë shqiptarë të tjerë që i bëjnë nder Shqipërisë kudo ku ata jetojnë e punojnë në të gjitha sferat, art, sport, kulturë, shkencë e më gjerë.
Mirënjohje ndaj diasporës, që pavarësisht se e degëzuar kudo në botë, ndjek me vëmendje dhe shqetësim gjithçka që ndodh në trungun mëmë dhe jep kontributin e saj madhor në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, social e kulturor të vendit. E konsideroj votën e diasporës si të drejtë themeltare dhe të domosdoshme. Viti që po vjen do të jetë një vit zgjedhor, ndaj të gjithë aktorët dhe institucionet, duhet të garantojnë një proces zgjedhor të qetë e brenda të gjitha standardeve më të larta demokratike. Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e mërive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjalëve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t'i mbeten së shkuarës. Është koha të kuptojmë se lufta jonë nuk është me njëri-tjetrin, por me varfërinë, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurinë për një të ardhme më të mirë, të ndërtuar në trojet tona, për t’i thënë ndal braktisjes së atdheut. Të gjitha partitë politike duhet të rigjejnë frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, duke e parë njëri tjetrin si përfaqësues të bindjeve të ndryshme por me një qëllim të përbashkët: përparimi i Shqipërisë!
Një urim i veçantë për fëmijët tanë. Atyre u përket më shumë se kujtdo bota e ëndrrave, bota e së mirës dhe paqes. T’u qëndrojmë pranë të rinjve, t’u japim kurajo, mbështetje dhe shpresë në mënyrë që të ardhmen ta shohin në këtë vend. Le t’i trashëgojmë atyre një Shqipëri më të mirë, më të begatë, më të drejtë, Shqipërinë anëtare të BE-së. Në këto momente në tryezën e fundvitit familjet bashkohen dhe rigjejnë lumturinë tek traditat më të ngrohta të festave. Në Shqipëri, jemi me fat sepse ende raportet familjare, ato njerëzore, i kemi ruajtur dhe na shërbejnë si mburojë përballë vështirësive dhe dallgëve të jetës. Familjet tona janë streha e ngrohtë ku gjejmë motivin e përditshëm për të dhënë më të mirën tonë, ndërsa marrim po ashtu më të mirën prej tyre. Sot, në momentet e ndërrimit të viteve me njerëzit e zemrës, mos u kurseni t’i shprehni atyre dashurinë, mirënjohjen që janë pranë jush dhe për gjithçka që kanë bërë për ju.
Të dashur bashkëatdhetarë, Kur të jemi duke punuar në zyrë apo duke punuar tokën, duke studiuar apo duke dhënë mësim, duke shëruar të sëmurë apo duke ndihmuar të moshuar, duke shpluhurosur trashëgiminë kulturore apo duke krijuar vepra artistike, kur të jemi duke votuar, çfarëdo të jemi duke bërë, të mbajmë parasysh se jemi duke i shërbyer në të njëjtën kohë edhe familjeve tona, vendit tonë, kombit tonë, Shqipërisë sonë të dashur.
Gëzuar!
Urimet më të mira për Vitin e Ri 2023”, shkruan Begaj.
O Arbëror po pse je kaq maskara vetëm shan e mallkon dhe në ditën më të bukur të vitit. Pse je kaq i zi në shpirt e kaq i flliqur po thuaj mor bur leshi Arbëro gëzuar Shqiptarve e gjith të mirat për kombin Shqiptar. Mos uro Öiken me shok po mos mallko e mos shaj mor njeri shum , shum, shum i keq Arbërori DREÇ.
PërgjigjuRrofze Sigirimi i Shtetit…. Une jam Ilir Metaj o budallenj!
PërgjigjuJu jeni tu futesh te gjitheve ne nje thes, te fusesh nje mace brenda e te tundesh thesin.
PërgjigjuPo ky Like Spiuni, për ça ndryshimi flet, vetëm po bëri ndonjë operacijon Mona e bëhet Çun Seksi, ky Like Hajduti që ju dogj barku për Rininë i ngeli ora 12.00, por do Zoti e i del gjumi SPAK e na e çon Liken te 7 Penxheret të kapi Sapunin mavria me bojë.
PërgjigjuShqiptarve Gëzuar Vitin e Ri 2023 po ti o Ilir Metaj mos ju a bë ters Shqiptarve se sje njeriu i duhur për të uruar Shqiptarët.
PërgjigjuO MOS JU N’XAFT 2023 TUJ MARR FRYME TE GJITHE POLITIKANVE
PërgjigjuKriminelët dhe tradhtarët shqipfolës kurr mos e gzofshin as edhe këtë natë….!
PërgjigjuMOS JU ZENTE DATA 1 JANAR ISHALLAH,,,POLITIKANE TE POSHTER,,HAJDUTE,,E KRIMINELE....vdekshi te gjithe me gjithe familje...
PërgjigjuPo Lilo, qoftë viti i ndryshimit, me ty dhe Saliun në burg. Vetëm atëherë do jetë festë për ne shqiptarët!
PërgjigjuFjala jote ne vesh te perendise