Urimi i Messit për largimin e Tottit
e thërret legjendën, “Kapiten i madh”

Urimi i Messit për largimin e Tottit<br />e thërret legjendën, “Kapiten i madh”
Pas largimit të Francesco Tottit nga futbolli urimi për të ka ardhur edhe nga rekordmeni i Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe pse me pak vonesë, nëpërmjet një statusi në Facebook, Messi i uron suksese kapitetin legjendar në këtë fazë të re të jetës së tij.

Katalanasi i drejtohet Tottit me nderim duke e thirrur “Kapiten i Madh”.

Statusin e tij në Facebook, Messi e shoqëron me dy foto ku në njërën duket duke biseduar me legjendën e Romës dhe tjetra një foto nga ceremonia e largimit të Tottit nga futbolli. 

Statusi i Messit në Facebook.
Kapiteni i madh! Ju uroj më të mirën në skenën tuaj të re.
Ju jeni i pabesueshëm, Captain! Ju uroj të gjithë të mirat në fazën tjetër të jetës suaj, Francesco Totti.
- Lio
 
messi

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A