Gezuar 24 vjetorin e themelimit Partise Demokratike, pluralizmit politik ne Shqiperi!
Te dashur miq, sot ne demokratet dhe mbeshtetesit tane por por dhe mbare shqiptaret festojme dhe nderojme themelimin si sot 24 vjet me pare, nga nje grup studentesh, intellektualesh, qytetaresh e punonjes te Tiranes, te Partise Demokratike njeherazi dhe pluralizmit politik te Shqiperise. Partia Demokratike u themelua si parti e pare opozitare pas 45 vitesh diktature te eger dhe monizmi total si parti e interesit kombetar te shqiptareve, lirive dhe te drejtave themelore te ndaluara te shqiptareve, e shtetit ligjor, ekonomise se lire te tregut dhe integrimit te Shqiperise ne institucionet europiane dhe euroatlantike.
PD eshte partia qe permbysi diktaturen me te eger ne Europe, e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore, izolimin me te thelle, varferine me ekstreme. Vetem 204 dollare ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve. Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saj PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara nga klika hoxhiste si yllin e saj polar. Ajo me vendosmeri shmangu gjakderdhjen dhe konfliktin e brendshem dhe me 22 Mars te vitit 1992 permbysi me vote plebishitare diktaturen hoxhiste ne Shqiperi. Partia Demokratike ne pushtet garantoi dhe konsolidoi lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve, nxorri Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD qe ne javet e para te themelimit te saj dhe vitet ne vazhdim punoi se bashku me forcat politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi me perkushtim te palkundur per ceshtjen shqiptare. Ajo nderkombetarizoi ne kancelarite me te medha te botes, ne forume nderkombetare, ne samite te OSBE dhe OKB, çeshtjen e Kosoves dhe arriti te konfirmoje ne rezoluta, te votuara me 2/3 ne OKB, te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje.
PD anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare, pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre. Ne harkun kohor 1992 - 1996, ne saje te reformave te thella te gjithaneshme, terapise se shokut, privatizimit, liberalizimit te ekonomise, kursit te kembimit te lekut te ardhurat per fryme u rriten nga 204 $ ne 820 $ dhe 80% e prodhimit te brendshem vinte nga sektori privat ne vendin e hiperkolektivizmit total.
Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj te lejimit te skemave piramidale dhe perballe rebelimit komunist ajo shmangu nje konflikt te gjere civil doli ne opozite. Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005 ne nje rast unik perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen "time is now" Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama. Akordimi i statusit te vendit kandidat nga BE ne qershor te vitit 2014 eshte rezultat i reformave te thella dhe te gjithanshme qe ndermorri PD gjate viteve 2005 - 2013. Ne vitet e qeverise ses saj PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi 1000 bos dhe anetar te banda kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt. Luftoi me vendosmeri korrupsionin. Ndermorri reforma te thella ekonomike te suksesshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%, u krijua "one stop shop" per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dit dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro. U krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.
Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni. Ndertoi rrugen e Kombit, autostraden Tirane - Elbasan, ne te cilat vetem tunele jane 16 km. Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes, Vlores, Shengjinit, u ndertua terminali i aeroportit dhe u dyfishua terminali i portit te Durresit dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha deri ne 50 mije ton. Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD. Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper.
Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 - 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G. Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge mbi 1 mije shkolla e kopshte,630 ujsjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kullues. Qveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten, u ulen ndjeshem importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqesore u rriten me 2-3 here. Numeri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4,7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.
Ne qershor te vitit 2013 PD humbi zgjedhjet e pergjithshme, beri nderrimin e civilizuar te pushtetit dhe ne vazhdim ripertritjen e lidershipit te saj ne te gjitha nivelet. Ajo feston sot 24 vjetorin e saj jo vetem si lokomotive e zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise por edhe me rikthimin e saj brenda 1 viti ne forcen kryesore politike te Shqiperise, partine e shpreses dhe besimit te madh te shqiptareve! Nje mirenjohje te thelle te gjitha atyre qe themeluan dhe mbeshteten Partine Demokratike ne perpjekjet e saj per lirine, dinjitetin, zhvilimin, prosperitetin, integrimin e shqiptareve. Mirenjohjen me te thelle miqve tane ne mbare boten per mbeshtetjen e tyre te madhe dhene PD keto 24 vite! GEZUAR te gjitheve 24 vjetorin e themelimit te PD, partise se lirive tona dhe interesit tone kombetar!
Zoti e bekofte Partine Demokratike, Zoti i bekofte shqiptaret!! sb
Redaksia Online