Deputetja e Partisë, Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një video-mesazhi në facebook, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Teksa e cilësoi vitin që po lëmë pas si të vështirë për vendin, Tabaku tha se në vitin e ri duhet të kemi në mendje si të ndërtojmë një vend më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve.
"Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprrese në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet që ashtu i fortë qëndron me shpirtin e mbushur me shpresë dhe me forcën se mund të ndryshojmë për mirë. Se e nesërmja do jetë ndryshe.
Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, teksa vendi jonë ndodhet në një kryqëzim të pakërkuar, teksa shpreson për ndryshimin edhe reformat e shumëkërkuara që në fakt do të ishin një riangazhim për vlerat tona demokratike. Ato vlera që nuk janë thjesht ideale politike; por janë themeli mbi të cilat ne mund të ngremë një të ardhme që realisht jehon ëndrrat dhe aspiratat e çdo shqiptari.
Ndërsa nisim këtë rrugëtim të ri në vitin 2024, na duhet të kemi në mendje se si mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe të ndërtojmë Europën këtu se si mundet të ndryshojmë. Për një të ardhme të tillë ne patjetër duhet të bashkohemi rreth personave që mbartin mbi vete vlera. Rreth personave që mund të sjellin diçka tjetër të re. Ne duhet të shohim përpara dhe t’u ofrojmë shqiptarëve një të ardhme që nuk ka hijet e të shkuarës. Ne duhet të angazhohemi për të ofruar më të mirën. Të kalojmë edhe mbi veten tonë dhe të shohim çmund të bëjmë më mirë, më ndryshe"- u shpreh mes të tjerash, Tabaku.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.2%
-
Jo
76.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.2%
Vota total: 1717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
16 Mars, 11:15
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Për të mbrojtur vjedhjet e tij, Rama i mbylli Shqipërisë derën e BE-së
16 Mars, 11:06
-
‘Infermierë për Shqipërinë’, punësohen 226 teknikë të shkencave mjekësore
16 Mars, 08:10
-
‘Balluku, çështje e mbyllur’- Berisha i përgjigjet Ramës: Po bën avokatin e saj, kjo çështje kurrë s’mund të mbyllet!
15 Mars, 14:19
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Rama: Ndërhyrje shtetërore për të stabilizuar çmimin e naftës! Balluku? Çështje e mbyllur, integrimi nuk preket, të tjerat ‘dokrra hini’
15 Mars, 11:09
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Çështje e mbyllur, prokurori e gjykatësi s’mund të bëjnë çfarë të duan kur trokasin në Kuvend
15 Mars, 09:59
-
Vendimi për TikTok, Rama: Gjyqtarët duhet të përballen me kritika konstruktive, të trajtuarit si 'lule mos më prek' s’ndihmon në përmirësimin e drejtësisë
15 Mars, 09:28
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14