'Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë', sqarim mes Endrikut dhe Sarës? Këngëtari: Jam shumë i lumtur për ju të dy

'Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë', sqarim mes Endrikut dhe Sarës? Këngëtari: Jam shumë i lumtur për ju të dy

Endriku dhe Sara kanë biseduar për herë të parë vetëm për vetëm për raportin e tyre jashtë dhe tani brenda shtëpisë. 

Endrik: Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar, që unë mbaj mend, ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa.

Sara: Nuk mendoj që je futur për mua…

Endrik: Jo, jo, duro, nuk po e them këtë as unë. Kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që “po, ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq”. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip.

Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite,

Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra

Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë

Endriku: Po kjo? S’po ta kthej

Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer

Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time

Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh

Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë