'Shpresoj të jetë e vërtetë', ish-partneri i Sarës komenton raportin e saj me Bardhin

'Shpresoj të jetë e vërtetë', ish-partneri i Sarës komenton raportin e saj me Bardhin

Ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3” nga e marta, komentoi raportin e modeles me Bardhin.

Sipas tij, Sara dhe Bardhi shkojnë si çift, por dyshon nëse marrëdhënia mes tyre është e vërtetë.

“Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”.

Këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë emocion për Sarën, pasi historia e tyre është mbyllur nëntë vite më parë.

Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty. Ne kemi pasur përplasje edhe në televizionet e tjera dhe unë personalisht nuk jam ndjerë asnjë emocion dhe realisht është një kapitull shumë i mbyllur.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keci: 04/02/2024 17:12

    Këta 'burat' që komentojnë ish të dashurat s'bëjnë një copë Lek, njohur ndryshe me emrin të paburrë. Një zotni e mbyll sqepin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze

Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze