Urrejtja etnike ka tejkaluar çdo kufi, Almir Aliu, 4-vjeçari nga Kumanova pas disa ditë qëndrimi në koma ka humbur jetën si pasojë e një zënke të babait të tij me maqedonasin Boban Iliç. Almir Aliu i shoqëruar nga babai i tij po prise radhën për të marrë një injeksion në spitalin e Kumanovës atëherë kur filloi konflikti që do t’i merrte jetën tragjikisht 4-vjeçarit. 36-vjeçari, Sedat Aliu teksa qëndronte në ambjentet e spitalit i ka dhënë përparësi një rasti urgjencë, duke qëndruar sërish në pritje me Almirin. Ky gjest njerëzor i babait nuk është mirëpritur nga maqedonasi Boban Iliç, i cili po priste në radhë.

I revoltuar ai ka kërkuar përforcime tek të afërm të tij gjë që e ka shtyrë edhe babain e Almirit të kërkojë ndihmën e vëllait dhe nipit. Menjëherë pas daljes në amjentet jashtë spitalit ata janë përballur me një grup të armatosur që fillimisht i kanë goditur me makinë. Më tej agresorët kanë goditur me shkop bejsobolli duke sjellë vdekjen fatale të 4-vjeçarit. Ndërkohë që edhe pjestarët e tjerë të familjes kanë marrë goditje dhe ndodhen në siptal në gjendje të rëndë.

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për Boban Iliç, ndërkohë që partitë politike maqedonase shqiptare dhe ato të vendit nuk kanë reaguar mbi ngjarjen tragjike. Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bie në sy fakti se mediat maqedonase i kanë dhënë një rëndësi fare të vogël këtij rasti të tmerrshëm dhune të pajustifikuar.

maqedonasi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com