Urrejtje ndaj shqiptarëve?
Bildt: Wikileaks spekulon

Urrejtje ndaj shqiptarëve?<br />Bildt: Wikileaks spekulon
STOKHOLM- Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt hedh poshtë akuzat e Wikileaks mes të cilave kërkonte të kthente Suedinë në një superfuqi, dhe urrente shqiptarët dhe kroatët.

Ministri i Jashtëm akuzon Asange se po kryen një fushatë diskreditimi jo vetëm të emrit të tij por edhe kundër Suedisë.

"Për atë nëse i dua apo jo shqiptarët flet puna dhe angazhimi im në rajon. Prandaj, nuk dua të merrem me këto spekulime, pas të cilave qëndron Wikileaks i Assange, që i prinë një fushate ndërkombëtare për diskreditimin jo vetëm të emrit tim por edhe kundër Suedisë”- citohet të ketë thënë Bildt për mediat suedeze, raporton agjencia e lajmeve Presheva jonë.

Pak ditë më parë nga emailet e publikuara nga Wikileaks, shkruhej se Bild “Mes ambicieve për ta kthyer Suedinë në një ‘fuqi botërore’, ai ka shprehur mos pëlqimin për kryeministrin rus, Vladimir Putin dhe gjatë punës së tij në Ballkan, ka ardhur në përfundimin se ai ‘nuk i pëlqen shqiptarët dhe kroatët’.  Edhe nëpërmjet Twitter, Bild përgënjeshtroi ato çka kishin dalë nga Wikileaks.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit