Ursula von der Leyen nuk është kandidate për sekretare të re të përgjithshme të NATO-s! Kush janë emrat që përfliten
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, nuk është një kandidate për të marrë postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Një informacion i tillë është konfirmuar nga një përfaqësues të Komisionit Agjencinë Gjermane.
Teksa po komentonte një artikull të tabloidit britanik The Sun, ai e cilësoi përmbajtjen e si "skenar të pabazuar".
The Sun deklaroi se Von der Leyen kishte marrë dakordësinë nga disa qeveri evropiane për të pasuar Jens Stoltenberg, duke cituar një burim diplomatik të paidentifikuar. Mirëpo raporti i The Sun, nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje që Londra ka të ngjarë të vërë veton ndaj kandidaturës së Von der Leyen, duke përmendur kritikët e historisë së saj të dobët në krye të ushtrisë gjermane.
Stoltenberg pritet të largohet si lider i NATO-s në tetor. Mandati i 63-vjeçarit norvegjez është zgjatur tre herë, së fundmi deri më 30 shtator. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për gati nëntë vitet e fundit.
Kohët e fundit është folur shumë për një zgjatje të mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm aktual të NATO-s, në mes të luftës në Ukrainë. Megjithatë, diplomatët kundërshtuan se kjo do të jepte përshtypjen se vendet anëtare të aleancës ushtarake nuk mund të bien dakord se kush duhet ta pasojë atë.
Qeveria britanike thuhet se ka sugjeruar që sekretari aktual i mbrojtjes i konservatorëve, Ben Wallace, të marrë postin. Sipas raportit të Sun, në mesin e kandidatëve për të cilët flitet janë edhe ata të kryeministres estoneze Kaia Kalas dhe ministres së financave të Kanadasë, Chrystia Freeland, nëna e të cilit është ukrainase. Sipas burimeve të tjera, të cituara së fundmi nga gazeta gjermane Welt am Sonntag, mes kandidatëve kryesorë besohet të jetë kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
Kërcënimi i Trump për Europën/ ‘Tarifat kanë nevojë për një përgjigje të bashkuar’, por Von der Leyen ka 'frikë' nga negociatat e rastësishme
2 Shkurt, 09:45
-
NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën
1 Shkurt, 09:23
-
Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore
31 Janar, 21:43
-
Spanja, e fundit në listën e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes
31 Janar, 15:43
-
NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik
30 Janar, 17:59
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
NATO gati të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
29 Janar, 09:21
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51