Uruguai: Qeveria kërkon
të legalizojë marijuanën

Uruguai: Qeveria kërkon <br />të legalizojë marijuanën
MONTEVIDEO - Tregtia e paligjshme e marijuanës në Uruguai, sipas burimeve qeveritare, xhiron rreth 75 milionë dollarë në vit. Ky fakt ka nxitur qeverinë uruguaiane për të hartuar një ligj për legalizimin e tregtisë së marijuanës.

Sipas pr/ligjit që pritet të miratohet së shpejti, do të lejohen shitjet e kontrolluara të marijuanës në disa dyqane dhe farmaci të licencuara, me një çmim të caktuar nga shteti dhe blerësit do jenë të regjistruar mbi një bazë të dhënash të sakta.

Ministri i mbrojtjes së këtij shteti, Eleuterio Fernandez Huidobro, u shpreh se kjo është pjesë e një plani për të shmangur tregtinë e paligjshme të drogës dhe për ta mbajtur këtë fenomen shqetësues nën kontroll.

Në Uruguai, sipas ministrit të Mbrojtjes, së fundmi është rritur shumë numri i vrasjeve të shkaktuara nga përdoruesit e drogës dhe për këtë arsye nevojitet kujdes në mënyrën se si trajtohet ky fenomen.

Ky projekt ligj ka hapur debate dhe diskutime në qarqet politike dhe mediatike në vendin amerikano-latin në lidhje me qëllimet e tij.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot