USAID 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë e maqedonas, Yuri Kim nga Qafë Thana: Ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt

E pranishme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e Amerikës për vendin tonë. Në pikën kufitare të Qafë Thanës u mbajt sot një ceremoni për bashkëpunimin rajonal, ku USAID dha 100 mijë dollarë për pajisje për doganierët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në fjalën e saj, Kim u shpreh se ndihma e SHBA, po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt

"Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjellë. Ndërsa sot qëndrojmë në një  kufi që është jo vetëm më i sigurt, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të çojë përpara integrimin paqen dhe begatinë", tha Yuri Kim.

Po ashtu Ambasadorja theksoi se SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

"Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim. Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë", u shpreh Ambasadorja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja