USAID-i dhe organizata "Assist Impact" nënshkruan 8 marrëveshje për grante, në mbështetje të demokracisë në Shqipëri.
Synimi i granteve është rritja e pjesmarrjes së qytetarëve në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Lu.
Duke vlerësuar marrëveshjet e arritura, Lu theksoi se USAID do të vijojë të mbështesë inisiativat. Sipas tij, vitin e kaluar USAID ka mbështetur rreth 36 shoqata për rritjen e kapaciteteve, ndërsa janë ofruar mbi 30 grande.
"Assist Impact" po zbaton një projekt 3-vjeçar për USAID/Shqipëri, të quajtur "Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale", që synon të mbështetë OJQ-të vendore, agjencitë qeveritare dhe shoqatat e biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, 'Assist Impact', permes një procesi konkurrues, ka përzgjedhur 8 OJQ nga e gjithë Shqipëria.
OJQ-të e përzgjedhura janë :
-Partnerë per Fëmijët në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të zbatojnë në Dibër, projektin pilot "Shkollat si Qendra Komunitare", duke synuar fuqizimin e të rinjve për të marrë pjesë në jetën politike të komunitetit të tyre,- Instituti Shqiptar i Shkencës do të promovojë përgjegjësinë dhe transparencën duke ofruar akses tek të dhëna të mire-strukturuara lidhur më pasuritë e deklaruara nga politikanët dhe zyrtarët e sistemit gjyqësor, pasuritë publike si dhe të dhënat e shpenzimeve publike.
- Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative do të forcojë gazetarinë investigative të pavarur dhe profesionale, si një mënyrë për të rritur përgjegjshmërinë, transparencën dhe ngritjen e mekanizamave anti-korrupsion lidhur me procedurat e Prokurimit Publik.
- Qëndra per Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim do te përgatisë udhëzues për votimet, do të organizoje debate publike elektorale, për të mbajtur zyrtaret e zgjedhur të përgjegjshëm,
- Meridia do të punojë me gratë dhe vajzat, pas lirimit nga institutcionet e burgimit, për ri-integrimin e tyre në shoqëri, duke u ofruar trajnime dhe mundësi punësimi.- Hapa të Lehtë do të punojë në Shkodër dhe Pukë për të rritur pjesmarrjen e qytetarëve ne procesin e vendim-marrjes, nëpërmjet Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen Vendore.
- Rrjeti i Gruas Barazi ne Vendimarrje ka për qëllim ngritjen e zërit të grave eksperte nëpërmjet medias, duke theksuar rëndësinë e pjesmarrjes së tyre në politikë, në Bashkitë e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës.
- Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për disa Institucione publike në Bashkitë e Tiranës, Korçës dhe Elbasanit. Projekti do te zbatohet në periudhën Prill - Nëntor 2015.//atsh/
/Shqiptarja.com