GLASGOW - Usain Bolt u rikthye në pistat e atletikës pas një pauze njëvjeçare dhe menjëherë arriti një rekord të ri. Ai ishte pjesë e stafetës së Xhamajkës, që garën 4×100 mtra, në Lojërat e Komonuelthit, që po zhvillohen në Glasgow. Bolt, së bashku me Jason Livermore, Kemar Bailey-Cole dhe Nickel Ashmeade arritën kohën e re 37,58 sekonda. Përparësinë ndaj konkurentëve, xhamajkianët e arritën kur stafetën e mori Bolt. Vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë e fituan anglezët, ndërsa të tretët Trinidad & Tobago./ ATSH/