Ushqime dhe barna, Rama: Sot trokitëm te 5848 pensionistë dhe të varfër

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka shpërndarë një video nga ndihmat që u janë ofruar sot familjeve në nevojë dhe pensionistëve në të gjithë vendin. Edi Rama thotë se sot janë ndihmuar 5848 familje, ndërsa në total, po sipas tij numri shkon në 107128.

"5848 familje u ndihmuan sot me ushqime ose barna mjekësore. Shkon në 107.128 numri i dyerve ku kemi trokitur, qysh nga nisja e operacionit humanitar! Familje në ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë, individë në nevojë për ndihmë, kanë ndjerë manifestimin konkret të përkujdesjes tonë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës" shkruan Rama.

Nesër të gjihë do të lejohen të dalin vetëm një orë në ditë me autorizim, me përjashtim të pensionistëve të cilët do të jenë në 'arrest shtëpi', pra nuk do të lejohen që të dalin. Kryeministri Rama tha se do të shkojë shteti t'ju dërgojë çfarë do të kenë nevojë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre